Një infermiere në zemër të shpërthimit të koronavirusit në Itali ka thënë për Euronews se autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë nën presion për tu dhënë përparësi në kurim pacientëve me shansin më të mirë për të mbijetuar.
Mauro D’Ambrosio, i cili punon në Spitalin Fatebenefratelli në Milano, ishte duke folur ndërsa numri i të vdekurve të vendit COVID-19 kaloi 1.000 njerëz. Ai tha se të sëmurët me COVID-19 po kalonin më shumë se 15 ditë në kujdes intensiv, shumë më gjatë se mesatarja pesë deri në gjashtë ditë për pacientët e tjerë.
Kjo, tha ai, po çonte në një problem të madh qarkullimi dhe duke i lënë spitalet me kapacitet të plotë.
“Nëse e kuptojmë se pacienti ka një komplikacion të rëndë shëndetësor deri në atë pikë sa të mos ketë asnjë mundësi të jetojë, ne duhet t’i japim shtratin ose të devijojmë burimet për dikë që ka më shumë shanse të mbijetojë. Pavarësisht se është e vështirë për t’u pranuar nga ana etnike, nga pikëpamja klinike kjo zgjedhje mund të bëhet për t’i dhënë mundësinë e mbijetesës pacientëve që janë në gjendje më të stabilizuar.”, deklaroi d’Ambrosio.
Një infermiere tjetër që punon në Lombardi, rajoni italian më i godituri nga COVID-19, i tha Euronews se situata ishte “e keqe” dhe shumë më e keqe sesa po portretizohet në media.
“Kemi me qindra raste në spitalin tonë. Gjysma e bllokut tonë operativ i është kushtuar pacientëve COVID-19. Situata është e rëndë.”
Italia tani ka më shumë se 10,000 raste të COVID-19 me më shumë se 1.000 vdekje. Vendi është nën bllokim, me mundësite e kufizuara të udhëtimit dhe vendet e punës, dyqanet dhe ndërtesat publike të mbyllura. Mes një numri të madh rastesh, sistemi i kujdesit shëndetësor në Itali është në gjendje të rëndë, me stafin mjekësor që përshkruan kushtet kaotike në spitalet me mungesë burimesh.
E ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën që sot në mesnatë të ndalojnë transportin ajror me origjinë nga vendet e Europës për 1 muaj, shtete si Britania e Madhe dhe Franca presin që të përballen me një valë më të madhe infektimesh në ditët në vijim.
Presidenti francez deklaroi shtrëngimin e masave, me mbylljen provizore të disa shkollave e vendgrumbullimeve publike, ndërsa qytetarët rendën drejt supermarketeve për tu përgatitur për izolimin e mundshëm në shtëpitë e tyre.
Në Britaninë e Madhe, specialistët deklaruan se situata e Italisë mund të prekë vendin në dy javët e ardhshme,pasi masat parandaluese nuk po funksionojnë në uljen e numrit të të prekurve.
E vetmja shpresë duket se po vjen nga Kina, ku në Wuhan u mbyllën 11 nga 14 spitale provizore për trajtimin e rasteve të reja, duke deklaruar një normalizim të situatës pas 2 muajsh e gjysëm. Ndërkohë një grup mjekësh kinezë me furnizime të shumta mjekësore u nisën ditën e djeshme drejt Italisë për të ndihmuar situatën emergjente në vend. / Euronews