Nga Blerta në Blert.
Blert Morina, është aktivisti transgjinor në Kosovë, që prej vitesh po ndiqte rastin e tij në Gjykatë, për të lejuar ndrrimin e emrit dhe gjinisë në dokumenta zyrtare.
Në Dhjetor, Gjykata themelore në Prishtinë njohu të drejtën e Blertit për ndryshimin e gjinisë, duke shënuar precedentin e dytë të ngjashëm në Kosovë.
Vendimi i Gjykatës hedh poshtë veprimet e gjendjes civile të Gjakovës si të paligjshme, pasi refuzuan kërkesën e Blertit për ndërrimin e gjenetaliteteve në dokumenta zyrtare dhe u jep kohë atyre 15 ditë për realizimin e këtyre ndryshimeve.
Prej vitit 2018 çështja po ndiqej në rrugë ligjore. Disa muaj më parë Gjykata e Apelit në Kosovë njohu ndryshimin e gjinisë për një shtetas kosovar që ndodhej jashtë vendit, duke zbatuar në praktikë ligjin mbi Barazinë gjinore në Kosovë, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 2015.
Vendimi mund të konsiderohet si njē fitore e madhe për njohjen ligjore të komunitetit transgjinor, jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.