Gjykata Kushtetuese e Turqisë mori një vendim kundër ndalimit të aksesimit në Wikipedia, duke thënë se bllokimi i faqes shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Vendimi u mor me 26 dhjetor nga Asambleja e Përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese. Wikipedia është momentalisht enciklopedia më e madhe online në botë dhe burim i dijes së lirë, me informacione të aksesueshme nga të gjithë.
Prej muajit prill të 2017-ës në Turqi ofruesit e shërbimit të internetit ishin të detyruar të bllokonin aksesin në këtë faqe, por pas vendimit të djeshëm pritet që Wikipedia të jetë sërish e arritshme.
Më 29 Prill 2017, Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK) tha se kishte bllokuar hyrjen në Wikipedia në Turqi, duke përmendur një ligj që i lejonte asaj të ndalonte hyrjen në faqet e internetit të konsideruara të pahijshme ose një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Pas ndalimit, Wikipedia aplikoi në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë më 9 maj 2017, pasi apeli i saj kundër aktvendimit që bllokoi hyrjen në të u refuzua nga një gjykatë lokale.
Në vitin 2018, Wikipedia filloi një fushatë të mediave sociale me hashtagun “WeMissTurkey” për të bërë presion për heqjen e bllokut.
Për shkak të ndalimit të hyrjes në uebfaqe, kërkesa individuale në Gjykatën Kushtetuese nga fondacioni Wikimedia u përgjigj nga Gjykata më 26 dhjetor si shkelje e lirisë së shprehjes.
Aktualisht, Wikipedia është e bllokuar vetëm në Kinë.
Burimi: Hyrriet Daily
Burimi i fotos: Getty Images/Myles Goode