Televizioni kërkon falje publike ndaj trasgjinores

Një televizion në Japoni i ka kërkuar publikisht falje një gruaje transgjinore, pas linçimit dhe talljes që i bënë gjatë kohës televizive. Gruaja u shfaq në emisionin televiziv të përkthyer si “Fundjava e familjes Yamaguchi” në fillim të këtij muaji. “Stafi nuk më ka dhënë sqarime paraprake dhe kurrë nuk mendoja se gjinia ime do të ekspozohej në një mënyrë të tillë,” u shpreh gruaja japoneze.
Ajo u intervistua posaçërisht për një rubrikë, ku prezantuesja gjen dhe interviston në përidtshmëri njerëz që janë “të pazakontë”. Ajo iu afrua teksa po ndryshonte vajin në makinën e saj, duke u pyetur: “A ju thuhet shpesh që jeni e pazakontë?”
Prezantuesja iu afrua dhe e pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë: “A je grua?”. “A ju thuhet shpesh që jeni e pazakontë?”, kishte këmbëngulur prezantuesja.
Më pas, intervista u ndërpre dhe ishte montuar duke thënë se gruaja kishte “një sekret”. Pas një hapësire publicitare, prezantuesja u shfaq duke intervistuar një të afërm të transgjinores.
“Më pas ata ishin larguar, me zbulimin se ‘unë jam një burrë’ pa e konfirmuar atë me mua.” “A është gruaja me të vërtetë një burrë?” “Jam befasuar shumë.”
Pas kësaj, ata treguan në ekran një foto të gruas, në një titull ku thuhej: «E pazakontë! Një burrë që duket si një grua. “
“U ndjeva ‘e pashpresë’ pas transmetimit të asaj rubrike, duke menduar se çfarë do të ndodhte nëse kolegët dhe klientët e mi do ta kishin parë programin kur u transmetua.”
Gruaja e ka ndjekur çështjen, duke kërkuar që produksioni i shfaqjes të shpjegonte veprimet e tyre. Teksa një zyrtar i televizionit tha se ata do t’i kërkonin falje personalisht gruas.
“Përmbajtja kërkon kujdes ekstrem përpara transmetimit në televizion, dhe ne kemi marrë fjalët që personi ka theksuar seriozisht,” tha Yasushi Ikeda, pjesë e stafit të televizionit.
“Stafi mendoi se personi ishte një grua kur e intervistuan atë dhe ishin penduar që nuk e konfirmuan prej saj, nëse do të ishte në rregull që të transmetohej në rubrikën televizive në fjalë. Etiketimet e bëra dhe vetë titulli nuk qenë të përshtatshëm, gjithashtu,” përfundoi Ikeda.
Imazhi: Flickr
Referuar: Pinknews