Ngjyrat e krenarisë u rikthyen sot në Tiranë, në marshimin e parë të lezbikeve, të njohur ndryshe si Dyke March.
Mes brohoritjeve për të drejta të barabarta, për pranim dhe solidaritet, lezbike nga vendi dhe rajoni, si dhe aktivitë të tjerë marshuan nga sheshi Skëndërbej drejt atij Nënë Tereza.
Lesbike krenare, revolucionare!
Kjo ishte moto e Tirana Dyke March, ku vëmendja kryesore ju kushtua grave lezbike, atyre transeksuale dhe të gjithë minoriteteve të tjera seksuale dhe atyre që diskriminohen ende për shkak të dashurisë.
Në paradë, kishte pjesëmarrës nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Turqia.
Ky marshim ishte pjesë e konferencës vjetore të aktivistëve nga rajoni, organizuar për herë të parë në Tiranë nga ERA – Equal Rights Association, dhe organizatat partnere në Tiranë.
Historiku i Dyke March
Marshimi Dyke është një protestë, e cila pasi u organizua për herë të parë në vitin 1993 në qytetin e Washington-it nga grupi i aktivisteve politike “Lesbians Avengers” dhe u kthye në traditë të përvitshme në qytete të ndryshme të botës.
Anne-Christine d’Adesky, themeluesja e marshimit të parë Dyke është shprehur se qëllimi kryesor i këtij mobilizimi ishte rritja e vëmendjes ndaj vajzave dhe grave lezbike.
Fjala “dyke” ka patur konotacion diskriminues dhe është përdorur me qëllim intimidimin, përçmimin dhe dhunimin e vajzave dhe grave për shkak të orientimit të tyre seksual. Kjo është arsyeja, se pse komuniteti i grave dhe vajzave lesbike vendosi ta përvetësojë këtë fjalë duke e përdorur atë si instrument fuqizimi që përfaqëson forcën, pavarësinë, lirinë seksuale dhe krenarinë për veten.