Në kuadër të projektit “I choose EU”, në vijim botimi i një ndër eseve finaliste.
Në një pafundësi zgjedhjesh,unë zgjedh Bashkimin Evropian…
Kur isha ende femijë përpiqesha të gjeja një shembull per të ndjekur, dikë më të mirë se unë e padyshim më të mirin nga te gjithë. Me atë mendjen time ende të pastërvitur mirë ,analizoja çdo detaj, këekoja atë “perfekten” ekzistencën e të cilës ma mohonin te gjithë.
Duke u rritur u përballa me gjëra të ndryshme. Më duhej përseri një shembull, tani jo per të ndjekur hapat e tij, por per t’u inspiruar e për të lëne gjurmët e mia.
E në një pafundësi zgjedhjesh, unë përsëri zgjodha Bashkimin Evropian.
“Askush dhe asgjë nuk është perfekt”, këtë e mësova me kalimin e kohes,por mësova gjithashtu edhe të gjej pozitiven mes të metave. Teksa rritesha kuptova se vendi ynë nuk është pikërisht ashtu siç kisha lexuar nëpër libra gjatë viteve te shkollës, nuk është Shqipëria që aq shumë poetë e shkrimtarë i thurën lavd. Po ndryshonte dita-ditës.
Unë vija nga një vend i vogël ku i njihja dhe i përshëndesja të gjithë. Ndonjëherë ndodhnin konflikte ,por ato shuheshin ende pa u marrë vesh nga askush. E respektonim njëri-tjetrin dhe…në atë minibotën tonë dukej sikur çdo gjë funksiononte më sē miri.
Mu desh të largohesha që atje për të kuptuar vërtetë se në ç’gjendje ishim ne, shqiptarët.
Pashë fëmijë që zgjasnin duart drejt të panjohurve, jo për të kërkuar një përqafim, as ushqime, ato donin para se kështu i kishin urdhëruar. Pashë sytë e tyre të zhveshur nga cdo ndjenjë lumturie që ngjanin si zgavra boshe se ishin sfilitur nga jeta që bënin.
Kishte dhe nëna që me foshnja të sëmura në krah vraponin drejt spitaleve duke kerkuar mëshirë për trajnime falas. Ndërsa pak më tutje,vetëm disa hapa më larg mund të shikoja ndonjë burrë shtatlartë e të hijshëm që… godiste gruan e tij pa e lënë të shpjegohej as edhe një minutë të vetme.
Pa folur se ç’mund të ndodhte brenda mureve të ndonjë shtëpie me pamje krejt të rregullt e të pasër. Mund të kishte gjithçka… dikush që përdhunonte dikë,një baba që martonte pa dëshirë të bijën, një nënë që përzihej nga shtëpia me pretekstin se ishte plakur dhe nuk mund të kujdeseshin më për të apo vajza që u ndalohej shkolla vetëm se ishin femra.
Ah po. E në shkolla… ku bullizmi është gjëja e parë me të cilën argëtohen nxënësit e shtypen më të dobëtit. Ku nëse s’je i pasur e i bukur nuk je i barabartë me të tjerët e zgjuarsia nuk ka vlerë për bashkëmoshatarët e tu.
E si të mos mjaftonte e gjithë kjo, nëpër rrugë ndeshim edhe foshnja të porsalindura që janë braktisur nga prindërit apo më keq akoma,”fetuse” që janë vrarë ende pa lindur.
Ndoshta ka edhe më shumë e këto që përmenda mund të duken asgjë. E vërtetë, ka edhe më shumë,por u ndala këtu për të treguar se mbi të gjitha shqiptarët kanë nevojë të trajtohen si njerëz më së pari nga njëri-tjetri ,nga familjet dhe të afërmit e tyre. Doja të tregoja se si vetë ata po i shkelin të drejtat e njëri-tjetrit. Prandaj më duhej ndihmë ta shpëtoja vendin tim.
E midis zgjedhjeve,zgjodha Bashkimin Evropian.
Jo gjithçka ndodh rastësisht. Unë e gjeta shembullin që aq shumë kisha kërkuar në fëmijërinë time. Zgjodha Bashkimin Evropian si një ndër aktorët kryesorë në promovimin e të drejtave të njerut në rajon dhe shumë më gjerë, si një dorë e zgjatur për ndihmë drejt nesh në mënyrë që ta kalojmë këtë “krizë sociale”.
Mbi të gjitha jemi njerëz e si të tillë meritojmë të kemi të drejtat tona për të vendosur mbi jetën tonë. Me ndihmën e w superfuqie evropiane e sigurisht të gjithë së bashku do mund t’ia dalim. Unë kam besim, besoni edhe ju!
Sqarim: Punimet e eseve nuk përfaqësojnë qëndrimin e redaksisë “Historia Ime”, por vetëm qëndrimin e autorit/es.