Irlanda e Veriut arriti të legalizojë abortin dhe martesën brenda të njëjtit seks ditën e djeshme. Përkrahësit dhe aktivistët po festonin para afatit të mesanatës, kur ligji arriti të hynte në fuqi.
Pas një përpjekjeje prej 11-të orësh prej asamblesë së rajonit për të bllokuar ndryshimin e ligjit, në mesnatë ligji u miratua automatikisht dhe hyri në fuqi.
Mijëra qytetarë festuan të hënën ndërsa ora shënonte drejt mesnatës, duke sjellë një ndryshim historik e të rëndësishëm për Irlandën e Veriut, duke përputhur legjislacionin e këtij rajoni me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Grupet kundër abortit të udhëhequra nga partia Demokratike Unioniste (DUP) u përpoqën të shmangnin liberalizimin, por mosmarrëveshjet dhe rezultatet nxitën debatin dhe detyruan deputetët të braktisnin kuvendin, duke lënë afatin për kthimin e ligjit të skadojë.
“Fillimi i një epoke të re për Irlandën e Veriut – një në të cilën ne më në fund jemi të lirë nga ligjet shtypëse që kanë policuar organet tona dhe kujdesin shëndetësor,” tha Grainne Teggart, menaxheri i fushatës për Irlandën Veriore nga Amnesty International.
“Faleminderit për të gjithë ata që kanë treguar historitë e tyre për të na ndihmuar të arrijmë këtë moment historik,” shkroi në Twitter Love Equality NI, një grup organizatash që drejtoi fushatën për barazi në martesë.
Një moment historik e konsideroi dhe grupi i advokimit Stonewall.
Ligji i ri i jep të drejtën Dhomës së Ulët të Parlamentit për të legalizuar martesën brenda Janarit të vitit të ardhshëm, duke mundësuar çiftet e së njëjtës gjini të martohen që prej ditës së Shën Valentinit më 14 shkurt e në vijim.
Burimi: The Guardian / foto:iNews