“Dallga hyn në shtëpi”, një fotografi e SL Shanth Kumar, tregon ujin e një valë masive që përplaset në qytetin Shanty në Mumbai, Indi. Një burrë 40-vjeçar u tërhoq nga shtëpia e tij, por fatmirësisht u shpëtua në kohë nga një mik i tij. Mumbai përballet me një rrezik gjithnjë në rritje të përmbytjeve bregdetare për shkak të ndryshimit të klimës. Qyteti ka parë që temperaturat e tokës dhe të detit rriten me një ndikim alarmant, njëkohësisht dhe niveli i detit.

Fotografi fitues, SL Shanth Kumar tha: “Si një fotoreporter, unë po i shoh të gjithë efektet shkatërruese të kilmës të ndodhin para syve të mi. Kam parë thatësirë, shi të tepërt, verë me të nxehtë dhe dimra më të ftohtë se zakonisht. Unë besoj se ky ndryshim nuk është i mirë dhe duhet të veprohet tani, përndryshe do të ndikojë në gjeneratat që do të vijnë”.
Fotografia e vitit për Mjedisin është një çmim i vendosur për të ndihmuar në ekspozimin e ndikimit që veprimet njerëzore kanë në planet.
Në përputhje me Qëllimet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm, çmimi synon të vë në pah natyrën e ndërlidhur të varfërisë, ndryshimeve të klimës dhe përpjekjet e përbashkëta të nevojshme për të trajtuar krizën klimatike.
Konkursi realizohet nga CIWEM, një shoqatë bamirëse që mbështet anëtarët e industrisë së administrimit të ujit dhe mjedisit dhe është e përkushtuar për të punuar drejt një bote më të sigurt dhe më të qëndrueshme./ euronews