Mjedisi, BE zotohet për investime deri ne 1000 miliardë dollarë
“Qëllimi i Komisionit Europian është të investojë më shumë se 1 000 miliardë euro për mjedisin.”
Kjo ishte deklarata e komisionerit të sapozgjedhur për Çështjet Ekonomike në Kosmisioni Evropian, Paolo Gentiloni.
“Komisioni do të synojë integrimin e objektivave, përmes të cilës verifikohen angazhimet e politikave buxhetore të vendeve anëtare, ku rritja buxhetore ndaj ambientit, përveç të qenit sasior duhet të jetë edhe e qëndrueshme”.
Sipas mesazhit video te Gentilionit, një nga objektivat e Komisionit do të jetë rishikimi i sistemit të taksave, para së gjithash mbi energjinë, sepse taksimi është një nga mënyrat me të cilat BE-ja mund të ndikojë në sjelljen e prodhuesve dhe konsumatorëve.
Sistemi tatimor pritet të jetë më pak i favorshëm për përdorimin e karburanteve ndotës dhe karburanteve fosile.
Një nga detyrat kryesore të komisionit të ri pritet rë jetë padyshim klima dhe reagimi mbi situatën emergjente të ngrohjes globale. Klima tashmë po bëhet pjesë e axhendës politike të të gjithë frocave politike në BE, duke shënuar kalimin nga diskurs i gjelbër drejt veprimeve konkrete e planeve të zbatueshme./atsh