Ditën e sotme nisi edicioni i rradhës i Shkollës Verore mbi Bashkimin Evropian, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin, pjesë e projektit I Choose EU, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Bashkimit Evropian dhe Civil Rights Defenders. Këtë vit shkolla verore do të mbahet në Pogradec, në datat 25 – 29 Shtator.
Pjesëmarrësit në shkollën verore do të zgjerojnë njohuritë në teori dhe praktikë për organizimin, bazat dhe funksionimin e Bashkimit Evropian, jo vetëm në fushën e të drejtave të njeriut por edhe në fushën e aktivizmit.
Gjatë 5 ditëve, do të ketë trajnime në teori dhe mbështetje direkte tek praktika nga disa prej profesionistëve më të mirë dhe më të njohur të fushës.
Pjesë e projektit janë dhe Konkursi i Esesë dhe ai i Podcasteve, për të cilat mund të merrni informacionin e nevojshëm në lidhjet e mëposhtme:
- Konkursi i Esesë
- Konkursi i Podcastit
- Pyetësor mbi zbatueshmërinë e ligjeve mbi të drejtat e njeriut.
Stay tuned!
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.