Nëse do të isha një përdhunues,-shkruan aktivistja Julie Bindel,- do të më vinte për të qeshur me viktimën time të radhës, duke parë se në kontekstin e lajmeve të sotme, ndjekjet penale të përdhunimeve qysh prej një dekade janë në nivelin e tyre më të ulët në Angli. Dhe nëse do të dhunohesha sot, me dhimbje them se nuk do të ëndërroja ta raportoja atë në polici. Si aktiviste e fushatës feministe kundër dhunës, ndihem më pesimiste për perspektivën e përfundimit të përdhunimit – që është ajo që duhet të synojë çdo shoqëri e civilizuar – sesa 40 vjet më parë.
Për dekada të tëra, përqindja e përdhunimeve të raportuara, ka qenë disi më e ulët. Por gjërat po përkeqësohen: statistikat e sotme tregojnë se megjithëse numri i përdhunimeve të raportuara në polici është dyfishuar në vitin e kaluar, numri i rasteve të përdhunimeve të ngarkuara dhe të ndjekura nga Shërbimi i Prokurorisë së Shtetit (CPS) në Angli, ka rënë në mënyrë dramatike. Nga 54,000 raportime për përdhunime në 2017-18 vetëm 1.925 përfunduan me dënim.
Duket se CPS është më e shqetësuar me imazhin e saj publik sesa të krijojë ide të shëndosha sesi duhen dënuar në mënyrë efektive përdhunuesit.
Ekspertët ligjorë tani besojnë se CPS e ka braktisur provën e bazuar në meritë. Kate Ellis nga Qendra për Drejtësinë e Grave tregon faktin se CPS i ka fshirë të gjitha referencat për qasjen e bazuar në meritë për ndjekjen e përdhunimit nga udhëzimet e saj.
CPS e mohon këtë. Drejtori i ndjekjeve penale, Max Hill, u duk se fajësoi policinë për rënien e niveleve të dënimit “Ekziston një numër statistikash në këtë raport, … ka pasur një rënie prej 23% të numrit të çështjeve që na janë referuar nga policia”. “Është e qartë nëse nuk kemi ndonjë çështje të referuar tek ne, ne nuk mund të fillojmë ta shqyrtojmë atë.” CPS gjithashtu tregon për numrin në rritje të provave dixhitale, me të cilat policia dhe prokurorët duhet të punojnë për secilin rast si një shpjegim për rënia e numrit të dënimeve.
Në qoftë se CPS nuk mban përgjegjësinë e duhur, burrat të cilët duhet të dënohen për përdhunim do të vazhdojnë të shëtisin të lirë. Kjo do të thotë se përdhunuesit do të veprojnë akoma më shumë në pandëshkueshmëri totale, dhe se gratë do të jenë në rrezik nga grabitqarët seksualë më shumë sesa tani. Pa reformë radikale, urgjente në sistemin aktual, përdhunimi do të vazhdojë të dekriminalizohet në mënyrë efektive. /Liri Kuci/
“Për të kuptuar burrat e dhunshëm, bisedoni me gratë që i njohin” Joan Smith
Sugjerime për lexime plotësuese: 1, 2, 3,