Afati i fundit për aplikim: 09 Shtator 2019
Vendi: Pogradec
“Historia Ime”, shpall të hapur për të gjashtin vit radhazi, aplikimin për shkollën verore “Bashkimi Evropian, të drejtat e njeriut dhe aktivizmi”. Këtë vit shkolla verore zhvillohet në periudhën 25 Shtator 2019– 29 Shtator 2019 në qytetin e Pogradecit dhe do të zgjerojë trajnimet në teori dhe praktikë, jo vetëm në fushën e të drejtave të njeriut por edhe në fushën e aktivizmit.
BE përbëhet nga 28 vendet që i përkasin Unionit dhe qytetarët e tyre. Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe pavarësisë të të gjitha këtyre vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë të ‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe përfitimet e madhësisë. Bashkimi i sovranitetit, në praksë do të thotë se shtetet anëtare delegojnë një pjesë të kompetencave të tyre vendim-marrëse në institucionet e tyre të përbashkëta që ata kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët, mund të bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian. Kështu, BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë federal si ai i Shteteve të Bashkuara dhe sistemit të lirshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar si ai i Kombeve të Bashkuara.
Do të trajtojmë të drejtat e njeriut dhe aktivizmin. Aktivizmi ka të bëjë me përdorimin e fushatave qytetare dhe hapësirës publike falë motivimit personal dhe mjeteve të mençura e praktike, për të sjellë ndryshime sociale në jetën tonë përmes politikës dhe pjesëmarrjes aktive në vendimmarrje.
“Shkolla Verore për BE-në, të drejtat e njeriut dhe aktivizmi 2019” do të ndërthurë teori mbi BE-në dhe koncepte mbi të drejtat e njeriut si dhe do t’ju mësojë mbi aktivizmin qytetar.
Gjatë 5 ditëve, do të ketë trajnime në teori dhe mbështetje direkte tek praktika nga disa prej profesionistëve më të mire dhe më të njohur të fushës.
Kush mund të aplikojë?
Nëse je në universitet apo i/e diplomuar; studentë të drejtësisë, shkencave sociale, gazetarisë, apo punon në sektorët e komunikimit të OJF-ve; aktivizohesh në jetën publike të qytetit ku jeton, apo qoftë edhe nëse ke dëshirën për të mësuar mbi gazetarinë qytetare dhe Bashkimin Evropian , atëherë apliko tani. Aplikimi është i hapur për të rinj mbi 18-vjeç nga e gjithë Shqipëria. .
Si mund të aplikosh?
Aplikimi mund të jetë individual ose në grupe të vogla prej 2 ose 3 të rinjsh. Për të marrë pjesë në shkollën verore “Bashkimi Evropian, të drejtat e njeriut dhe Aktivizmi 2019”, aplikoni deri në 09 Shtator duke dërguar:
– CV (të secilit anëtar nëse aplikoni në grup) dhe një Letër Motivimi (të përbashkët nëse aplikoni në grup). Aplikimet dërgohen në adresën e emailit: [email protected]
Fituesit do të njoftohen në javën e dytë të shtatorit.
*Historia Ime do të mbulojë shpenzimet e Transportit; Akomodimit; Ushqimit dhe udhëtimeve në funksion të praktikës, për të gjitha ditët e shkollës verore.
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.