Një grup studiuesish dhe kërkuesish gjenetikë nga Universiteti i Nebraskës në SHBA kanë arritur të zhdukin gjenomin i cili përmban virusin në strukturën gjenetike të minjve.
Për herë të parë virusi arriti të zhduket nga struktura gjenetike e një qenieje të gjallë, duke sjellë përparim në përpjekjet për zbulimin e një kure kundër virusit.
Në studimin e publikuar ka dhe opinione të ndryshme mbi terapi që mund të sjellin zhdukjen e virusit nga strukturat gjenetike pas infektimit të organizmit.
Terapitë e ndalimit të replikimit të strukturës gjenetike që përmban HIV dhe terapia për ndryshimin e gjeneve mund të përshtaten për organizmin njerëzor në vazhdimësi të studimeve, duke sjellë dhe një zbulim të jashtëzakonshëm përsa i përket kurës që do të zhdukte virusin nga njerëzit.