Muaji i krenarisë po festohet kudo në botë me paradat e përvitshme të krenarisë e dhjetëra aktivitete dhe ceremony të kushtuara krenarisë dhe vetëpranimit të komunitetit LGBTI në botë. Një nga ngjarjet më të rëndësishmë është padyshim Parada e Sao Paulos, e cila në vitin 2006 u fut në histori si organizimi më numrin më të madh të ndjekësve përsa i përket kauzës LGBTI+.
Ngjarja organizohet çdo vit nga APOGLBT, një organiztaë jofitimprurëse që është rritur jashtëzakonisht shumë, që nga parade e parë e krenarisë e organizuar në vitin 1997, e cila tërhoqi vetëm 2.000 pjesëmarrës.
Artistë të mirënjohur brazilianë dhanë shfaqje të shumta të dielën, ndërsa mbështetësit brohoritnin fjalimet e mbajtura nga aktivistët e të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe vetë pjesëtarë të komunitetit.
Edicioni i 23-të i paradës është i pari që nga zgjedhja e presidentit konservator Jair Bolsonaro, një ish-kapiten i ushtrisë, i cili dikur e përshkriuan veten si një “homofob” krenar. Parada vjen dhe në një moment tjetër historik, kur në Brazil homophobia është shpallur krim i dënueshëm në kodin penal.

Parada u mbush dhe me mesazhe politike, ku disa pjesëmarrës mbanin flamujt e ish-presidentit të burgosur Luiz Inacio Lula da Silva, duke kërkuar lirinë e tij, ndërsa të tjerët bërtitën me slogane kundër presidentit aktual dhe politikave regresive.
Në vitin 2013, rreth 5 milionë qytetarë nga e gjithë bota ju bashkuan festimeve në Sao Paulo, ndërkohë që shifra gjatë këtyre viteve mendohet të jetë rritur me qindra mijëra të tjerë. Mbi 200.000 forca policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e marshimit të Paradës dhe aktiviteteve shoqëruese, duke e kthyer këtë event në një nga më masivët në të gjithë botën. / k.j
Për më shumë:
- Homofobia shpallet krim në Brazil
- Kandidati i ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet presidenciale në Brazil
- Horror njerëzor në Brazil