Fushata e solidaritetit përmes videomesazheve #MarshojmëEdhePërTy
Në kuadër të #TiranaPride2019 nisim fushatën e solidaritetit dhe videomesazheve mbi vetëpranimin. Nismës, janë të ftuar t’i bashkohen të gjithë ata që kanë një mesazh për dashurinë, tolerancën dhe diversitetin, duke inkurajuar kështu jo vetëm pjesëtarët e komunitetit, por duke synuar dhe lehtësimin e procesit të vetëpranimit drejt shpalljes publike.
Në 18 Maj 2019, në Tirana Pride, le të marshojmë për dashurinë, për njëri-tjetrin dhe për të drejtën e panegociueshme për ta jetuar jetën të lirë dhe pa paragjykime. Merr me vete një buzëqeshje dhe shoqen/shokun e zemrës. #MarshojmeEdhePerTy
Takohemi në Parkun Rinia në orën 12.00.