Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme për përzgjedhjen e legjislaturës së re të Parlamentit Evropian, qytetarët e Bashkimit Evropian po përgatiten për t’iu drejtuar kutive të votimit në datat 23, 24 dhe 25 maj. Zgjedhjet evropiane organizohen sipas dispozitave të ligjit zgjedhor evropian dhe detajet praktike të procesit zgjedhor udhëhiqen nga ligjet kombëtare e mund të ndryshojnë nën autoritetin e çdo shteti anëtar.
Mbi 512 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës në shtetet e BE, ndërkohë që mosha minimale e votimit ndryshon nga shteti në shtet.
Në shkurt 2018, Parlamenti Evropian votoi për të ulur numrin e deputetëve nga 751 në 705, vetëm nëse Mbretëria e Bashkuar do të tërhiqet nga Bashkimi Evropian përpara majit 2019. Megjithatë, pas një zgjatje të procesit të Brexit, Mbretëria e Bashkuar me shumë mundësi duhet për të marrë pjesë së bashku me vendet e tjera anëtare të BE.
Parlament Evropian është i vetmi parlament supranacional i zgjedhur në mënyrë demokratike në botë. Pas zgjedhjeve, në vjeshtë pritet të bëhet emërimi i personave për gjithë postet kryesore europiane, që nga presidenti i Komisionit deri tek presidenti i Bankës Qendrore. Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve nuk pritet të zgjidhen menjëherë krizat, por krijohet mundësia për një fillim të ri.
Pavarësisht nga kriza e brendshme në BE, stuhitë në politikën e jashtme do të shtohen: kërcënime nga Rusia, konkurencë me Kinën për teknologjinë e lartë dhe ndikimi në Afrikë, si dhe bërësi i paparashikueshëm i deal-eve në Shtëpinë e Bardhë, raporton DW. Kthesa në ekonominë dixhitale, që përdor inteligjencën artificiale dhe ekonomia e dobët do të kërkojë shumë fuqi më 2019 dhe shumë ide.
Bashkimi Evropian mund të tregojë përmes këtyre zgjedhjeve, se bashkë mund të arrihet më shumë se vetëm.
Viti 2019 do të jetë viti i 30-të në ndryshimet shoqërore në Evropën lindore dhe nuk pritet të jetë një vit i lehtë. BE është e mësuar me trajtimin e krizave tashmë, kështu që ajo do të arrijë të menaxhojë edhe krizat e ardhshme, pavarësisht cilat do të jenë ajo.