Ish-Papa fajëson revolucionin seksual të vitit 1960 për skandalet seksuale të Kishës

Papa Benedikti XVI, paraardhës i Papa franceskut, ka publikuar ditën e djeshme një letër në të cilën fajëson për abuzimet seksuale të klerikëve dhe skandalet seksuale brenda kishës katolike, “lirinë e përgjithshme seksuale” të fituar falë revolucionit seksual të vitit 1960.
Ai thotë në letër se “revolucioni seksual” shkaktoi skandalet seksuale në udhëheqjen katolike. Për Benediktin e XVI-të, pedofilia nuk ka qenë “akute” deri në fund të viteve 80-të dhe u shkaktua nga “mungesa e Zotit” te njerëzit.
Letra e botuar në një revistë katolike gjermane, i konsideron ndryshimet shoqërore të vitit 1960, si një kohë kur “standardet e mëparshme në lidhje me seksualitetin u shembën tërësisht”. Duke mohuar ekzistencën e abuzimeve seksuale përpara viteve 60-të, Benedikti e mbyll letrën me falenderime për pasardhësin e tij, Papa Franceskun, i cili është treguar i ashpër mbi mënyrën se si Vatikani ka reaguar deri më sot ndaj skandaleve dhe ekzistencës së pedofilisë në Kishën Katolike.
Papa Françesku, në një letër të ngjashme të botuar në vitin 2018, deklaroi se Kisha “nuk veproi në kohën e duhur” për çështjen e abuzimit seksual të fëmijëve dhe “nuk tregoi kujdes për të vegjlit, duke i braktisur ata”.
Burimi: BBC