Komisioni i Zgjedhjeve në Turqi nuk miraton kërkesën e Erdogan për rinumërimin e votave në Stamboll
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/04/106250529_mediaitem106250528.jpg)
Komisioni i lartë i Zgjedhjeve në Turqi nuk ka pranuar kërkesën e partisë së Presidentit Erdogan për rinumërimin e votave në 31 njësi elektorale të Stambollit, duke ndaluar përpjekjet e partisë AKP për një rinumërim të votave në të gjithë Stambollin.
Pas humbjes së 3 qyteteve më të mëdha në vend, Presidenti Erdogan i konsideroi zgjedhjet si të manipuluara nga “krimi i organizuar”, duke rikërkuar dhe një ri-numërim të votave apo ri-përsësritje të tyre në qytetet ku partia e tij AKP humbi më 31 Mars.
Komentet e Erdogan u pritën jo pozitivisht nga opinioni publik në vend dhe u panë si një përpjekje për të sfiduar proceset elektorale të vendit. Kjo gjë u pasqyrua në një rënie të shpejtë të lirës dhe mbylljen e bursave me bilance negative.
Sipas një përfaqësuesi të partisë AKP në Komisionin e Lartë të Zgjedhjeve, është miratuar numërimi nga e para e votave në 51 kuti votimi, të shpërndara në 39 njësi të qytetit. Pretendimet e AKP janë dhe për një ri-numërim të votave të njësisë Buyukcekmece, një nga zonat ku diferenca mes dy forcave politike të vendit ishte dhe me e ngushtë.
Partia AKP edhe pse ka dalë sërish forcë e parë politike në vend, ka humbur në Stamboll dhe Ankara, dy qytetet me përqëndrimin më të madh të popullsisë dhe që kanë peshën më të madhe në vendimet politike të vendit. /k.j
Burimi: Euronews