Reagim ndaj ligjeve të ashpra, publikohet lista e hoteleve që zotërohen nga sulltani i Bruneit
Pas hyrjes në fuqi të dënimit me vdekje për LGBT dhe bashkëshortët që kapen duke tradhëtuar, një nisëm mbarëbotërore po ndërmerret për të bojkotuar hotelet e zotëruara nga sulltani i Bruneit dhe industrinë e turizmit në vend.
Nisma e propozuar nga aktori i njohur George Clooney, e mbështetur nga të tjerë personalitete të njohura si këngëtari Elton John apo prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres, po përkrahet nga shumë njerëz dhe grupe suporti në rrjete sociale, të cilët kanë publikuar listën e hoteleve të zotëruara nga sulltani i Brunei dhe që janë të shpërndara në shtete të ndryshme.
Lista e hoteleve
- The Dorchester, Londër
- The Beverly Hills Hotel, Beverly Hills
- Plaza Athénée, Paris
- Le Meurice, Paris
- Principe di Savoia, Milano
- Hotel Bel-Air, Los Angeles
- Coworth Park, Ascot
- 45 Park Lane, Londër
- Hotel Eden, Romë
Pas hyrjes në fuqi të ligjit mediat ndërkombëtare raportuan dhe dhjetëra qytetarë të Bruneit që ishin arratisur në vende fqinje, duke kërkuar mbrojtje nga ligjet e ashpra islamike të bazuara në Sheriat. /k.j