Protestat në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi vazhdojnë, protestuesit ndërmarrin hapa radikalë

BEOGRAD / TIRANË / PODGORICË – Protestat antiqeveritare gjatë fundjavës, kanë qenë të pranishme në kryeqytetin e Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe vende të tjera të vogla në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa protestuesit në Shqipëri u përleshën përsëri me policinë, të shtunën mbrëma u shënua hera e parë që u përdorën forca parandaluese kundër pjesëmarrësve të demonstratave në Beograd, të cilët sulmuan ndërtesën e transmetuesit publik të vendit.
Në të trija vendet protestat synojnë të përmbysin partitë në pushtet, përkatësisht të udhëhequra nga Presidenti Aleksandar Vučić, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Milo Đukanović. Këto regjime akuzohen për korrupsion, shtypjen e demokracisë, lirinë e cunguar mediatike, si dhe situatën e pakënaqshme ekonomike.
Më 16 mars, dhjetëra demonstrues, të udhëhequr nga politikanët e opozitës Boško Obradoviç dhe Dragan Đilas, hynë në selinë e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), duke kërkuar mundësinë për të trajtuar çështjen e jetesës. Qyshkur kanë filluar protestat në fillim të dhjetorit, asnjë nga organizatorët nuk është ftuar në RTS, që në fakt ende ngelet kanali televiziv më i shikuar në vend.
Meqenëse nuk pati akte dhune, policia arriti t’i largojë qytetarët nga ndërtesa pas disa orësh, duke u përballur në rrjetet sociale me akuzat për trajtim joproporcionalisht të ashpër. Vetëm një person u arrestua për sulm ndaj një oficeri të policisë.
Presidenti Vuçiç njoftoi se incidentin do ta adresonte në një konference shtypi të jashtëzakonshme të dielën në mesditë. Duke u larguar nga protesta tradicionale e marshimit të së shtunës, organizatorët njoftuan se në vazhdim ata do të organizonin protesta përpara Presidencës në të njëjtën kohë, duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiçit. Përpara kësaj jave, partitë e mbledhura në Aleancën për Serbinë, koalicioni më i fortë i opozitës në vend, i dhanë Vuçiç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë vetëm një muaj kohë që të jepnin dorëheqjen nga zyrat e tyre, në të kundërt do të përballeshin me demonstrues nga e gjithë Serbia që do të mblidhen në 13 prill në Beograd, nëse nuk do t’u jenë plotësuar kërkesat deri atëherë. Kjo është protesta e parë e organizuar në mënyrë evidente nga politikanët e opozitës, çka i shërben forcimit të rolit të tyre si figura publike popullore dhe përfaqësues të nismave qytetare.
Ndërkohë, protestat në Shqipëri që në fillim janë organizuar haptazi nga opozita. Deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me disa parti të tjera të opozitës, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre parlamentare në shkurt të këtij viti. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë në krye të demonstratave që prej fillimit të tyre. Më 16 mars, protestuesit në Shqipëri u përpoqën përsëri të sulmonin zyrat e kryeministrit Rama dhe më pas ato të parlamentit kombëtar. Ata u ndaluan në përpjekjen e fundit nga policia, të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe ujë më presion për t’i shpërndarë protestuesit. Të paktën një protestues ngeli I dëmtuar, njoftoi Balkan Insight.
Basha bëri të ditur se forma të ndryshme të rezistencës qytetare do të vijojnë në të gjithë vendin gjatë ditëve të ardhshme. Si Ambasada e SHBA-ve dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve që ta pengonin përshkallëzimin e saj gjatë protestave të ardhshme.
Sakaq, në Malin e Zi, protestat ende janë të organizuara pothuajse eksluzivisht si lëvizje qytetare dhe jo nga partitë e opozitës. Kjo e shtunë dëshmoi përsëri mijëra njerëz (në një vend prej 620.000 banorësh) duke kërkuar dorëheqjet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë, duke filluar me Presidenti Milo Đukanović, i cili ndodhet në pushtet që prej vitit 1989. Demonstratat janë nxitur nga realiteti që provon në dukshëm shkallën e korrupsionit të partisë në pushtet. Nën hashtagun “Resist”, protestat po zhvillohen çdo të shtunë, ndërsa e ardhshmja tashmë është shpallur në 23 mars./l.k/
Burimi: Western Balkans