Me mijëra protestojnë në Rumani për të mbrojtur shtetin e së drejtës
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/02/RomaniaProtests-960x640.jpg)
Protesta masive u zhvilluan mbrëmjes e së dielës në Bukuresht përballë ndërtesës së qeverisë rumune në sheshin Victoriei. Protesta u përshkallëzua në qytete të tjera në vend, kundër miratimit të urdhërit të urgjencës që amendon ligjet e drejtësisë.
Protestuesit bënë thirrje duke mbështetur ish-kryeprokuroren e Direktoratit kombëtar për Anti-Korrupsion, Laura Codruta Kovesi si dhe magjistratë, të cilët i refuzuan amendamentet. Me dhjetëra slogane shoqëruan protestën, duke bërë thirrje kundër qeverisë.
Protesta arriti pikun kur u mblodhën reth 8.000 – 10.000 protestues sipas përllogaritjeve nga stacioni televiziv “Digi24”. Turma u shpërnda rreth orës 9 të darkës, kur dhe nisi dëbora. Protesta e së dielës konsiderohet si më e madhja që prej regjistrimit të incidenteve të dhunshme gjatë protestave të diasporës në 10 gusht 2018.
Gjithsesi, rebelimi masiv u regjistrua kur koalicioni qeveritar nisi reformën kontroversiale mbi drejtësinë.
/k.m/
Burimi: Romania-Insider