Fenomeni “Rrjedhja e trurit”: Si të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria
Marrja e një vendimi për tu larguar nga vendlindja vjen si rezultat i një sërë faktorësh, të cilët mund të konsiderohen si faktorë socio-ekonomikë. Gjithashtu mungesa e sigurisë sociale luan një rol të madh në lëvizjen emigratore.
Në Shqipëri ka qartësisht një lëvizje masive emigratore tek të rinjtë, të cilët ndihen të pashpresë në vend. Gjithashtu zhvillimet e fundit në sferën politike kanë ndikuar në lëvizjen e të rinjve jashtë shtetit. Në një publikim të Bankës Botërore mbi “Emigracionin dhe Remitancat”, Shqipëria renditet në vendin e 15 në rang global për numrin e lartë të personave të shkolluar që zgjedhin të lëvizin jashtë shtetit.
Kjo mund të interpretohet si një problem i brendshëm në shoqërinë shqiptare ku tregu i punës mbetet i cunguar dhe nuk jep mundësi për ekspertë më të specializuar. Më vonë, valët emigratore u rritën gjatë 2016-2018 duke kombinuar faktorë si problemet ekonomike, varfëria, mungesa e strehimit, papunësia dhe tendenca për të kërkuar një jetë më të mirë.
Ulja e remitancave, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik si dhe rikthimi i mijëra emigrantëve nga Greqia dhe Italia ka nxitur lëvizjen emigratore mes të rinjve për tu larguar, të gjendur përballë dëshpërimit social./k.m/
Burimi: European Western Balkans