Kryeministrja lezbike në Serbi, liderja e parë në botë që arrin të bëhet prind përmes farëzimit artificial
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/02/h_54771954-e1550748564416-1280x720-960x640.jpg)
Advokues për të drejtat LGBTI+ në Serbi e kanë mirëpritur lajmin se kryeministrja serbe do të bëhet me fëmij. Por nuk kanë munguar dhe komentet kritike se pozicioni i saj politik i privilegjuar i ka shërbyer si mburojë nga ngacmimet dhe dhuna që komuniteti përballet në përditshmërinë e tij.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, është bërë prind pasi partnerja e saj, Milica Djurdjic solli në jetë një fëmijë. Por aktivistët LGBTI+ sollën në vëmendje aspektin ligjor në vend ku çiftet brenda gjinisë së njëjtë ende nuk mund të martohen.
“Lajmi se Brnabic është bërë prind përbën një lajm pozitiv por në të njëjtën kohë tregon se sa e privilegjuar është ajo” u shpreh Aleksandar Savic, pjesë e Belgrade Pride Info Center. Ai u shpreh më tej se kryeministrja e ka shumë të lehtë të bëhet prind pasi është në fuqi dhe ka pushtet rreth saj. “Homofobia në Serbi është diçka që nuk e prek atë” theksoi Savic.
Lajmi rreth prindërimit u përhap të mërkurën, duke e shndërruar në këtë mënyrë në lideren e parë politike që ka një fëmijë me partneren e saj lezbike. Mediat serbe raportuan se kjo shtatzani ishte bërë e mundur përmes farëzimit artificial. Por Savic u shpreh se çiftet brenda gjinisë së njëjtë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta në Serbi.
Pasi media bëri të njohur lajmin se Brnabic dhe partnerja e saj ishin bërë prindër, rrjetet sociale u tejmbushën me komente negative dhe diskriminuese nga persona të ekstremit të djathtë.
/k.m/
Burimi: Balkan Insight