Minatorët në protestë, ultimatum qeverisë për miratimin e statusit të tyre
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/02/minatoret-Kryeministria-960x640.jpg)
Një grup minatorësh kanë dalë paraditen ditën e sotme në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit.
Punonjësit e mbështetur dhe nga sindikatat e tyre, kanë bërë me dije se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi i veçantë i punës për ta. Ata i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
Sipas protestuesve, kjo shtresë ka 12 vite që kërkon që të miratohet “statusi i minatorit”, por ende qeveria nuk e ka marrë këtë vendim.
“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.
Sipas tyre, kërkesat e njëpasnjëshme për miratimin e statusit vijojnë të bien në vesh të shurdhër pasi nuk është bërë ende asgjë në këtë drejtim.
Ata përpiluan gjithashtu një letër me kërkesat e mëposhtme:
- Të miratohet statusi i minatorit;
- Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
- Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
- Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
- Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
- Të përmirësohen kushtet e punës;”,