Pavarësisht shqetësimeve ruse, Maqedonia Veriore nënshkruan protokollin për integrimin në NATO
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/02/MaqedoniaNATO.jpg)
Rusia akuzon Perëndimin për destabilizimin e Ballkanit duke shtyrë Maqedoninë dhe Malin e Zi për të hyrë në NATO. Anëtarë të NATO-s nënshkruan një protokoll me shtetin e vogël të Maqedonisë së Veriut, duke e shndërruar në shtetin e 30-të që i bashkohet NATO.
Një ndër faktorët që ka ndikuar në vonesën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Nato ka qenë konflikti 27 vjeçar për emrin e shtetit me Greqinë. Kryeministri maqedonas e ka cilësuar një ditë historike këtë për të gjithë qytetarët
“Sot aleanca më e madhe për sigurinë në botë, NATO na ka mirëpritur. Ne kemi siguruar në këtë mënyrë stabilitet për vendin tonë” shprehet kryeministri maqedonas.
Procesi i ratifikimit merr diku tek 1 vit, ndaj sipas pretendimeve të SHBA pritet që Maqedonia – ende jo e njohur zyrtarisht si Maqedonai e Veriut sipas marrëveshjes mbi emrin me Greqinë – do ti bashkohet formalisht aleancës në 2020.
Sekretari i Përgjithshëm pranë NATO u shpreh se pranimi i një shteti të ri thekson se të gjitha shtetet evropiane që përmbushin kriteret për anëtarësimin mund ti bashkohen aleancës rajonale. “Kjo tregon se dyert e NATO mbeten të hapura për vende që i përmbushin standartet për në NATO” u shpreh Stoltenberg.
Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov u shpreh se vendimi për Maqedoninë do të mund të përmirësojë stabilitetin rajonal, duke i bërë jehonë imazhit perëndimor ku anëtarësimi në NATO dhe BE shihet si mënyra më e mirë për ruajten e paqes në Ballkan, pas ndarjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990./k.m/
Burimi: Reuters