Aktivistë nga Evropa lindore dhe Lindja e Mesme në Tiranë për integrimin e individëve LGBTI në tregun e punës
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/01/IMG_6266.jpg)
Organizata Open Mind Spectrum Albania (OMSA) në bashkëpunim me Human Rights Campaign (HRC), grupi më i madh i advokimit për të drejtat e komunitetit LGBTI+ në SHBA, organizuan ditën e hënë një pritje për grupin ndërkombëtar të pjesëmarrësve në punëtorinë rajonale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore.
Punëtoria u zhvillua me temën “Angazhimi i punëdhënësve si aleat për barazi” dhe mblodhi pjesëmarrës të kombësive të ndryshme nga rajoni i Evropës lindore dhe i Lindjes së Mesme.
Në takim, zëvendës-drejtoresha e Human Rights Campaign, Jean Freedberg foli për rëndësinë e programeve të bashkëpunimit me organizatat shqiptare, si një mundësi e shkëlqyer për përcjelljen e eksperiencave të mira dhe shembujve të suksesit. Ajo theksoi potencialin që komuniteti i sipërmarrësve ka përsa i përket përpjekjeve për pranimin e individëve të komunitetit LGBTI+ nga shoqëria si dhe se sa e rëndësishme është përkrahja e këtyre individëve nga bota e biznesit.
Nëpërmjet bashkëpunimit me OMSA, HRC po përpiqet të nxisë vazhdimisht dialogun me bizneset për rritjen e mundësive të punësimit për individët e komunitetit LGBTI+ dhe fuqizimin ekonomik të tyre.
Drejtoi i Open Mind Spectrum Albania, Arbër Kodra, theksoi dhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit me Human Rights Campaign, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e një programi kombëtar për punësimin e individëve LGBTI+. Përpos rëndësisë që ka dialogu me biznesin, shumë i rëndësishëm mbetet dhe edukimi i familjarëve të individëve LGBTI dhe pjesëmarrja e këtyre individe në jetën publike dhe politike të vendit.
Në vazhdimësi të projekteve të OMSA, aktivizmi për të drejtat LGBTI po ndërthuret dhe me art në projektin e Artivizmit, ku artistë, regjisorë dhe krijues të ndryshëm po trajnohen intensivisht për të kthyer artin e tyre në aktivizëm. Të gjitha produket e trajnimeve të Artivizmit, do të shfaqen në edicionin e rradhës së Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në shtator.
http://https://www.youtube.com/watch?v=qgEYZCJs2RM
/k.j/