Filmi i dedikuar këngëtarit legjendar të grupit Queen, Freddie Mercury, u shpall dje fitues i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe që u zhvuillua mbrëmjen e së dielës në Beverly Hills.
“Bohemian Rhapsody” rrëfen historinë e Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, fillimet e karrierës së tij dhe triumfet e tyre që i kthyen në legjenda të muzikës rock. Filmi triumfoi pavarësisht reagimeve të kritikës.
Ai triumfoi si filmi më i mirë dramatik, ndërsa filmi më i mirë komedi u shpall “Green book”. “A star is born” me aktorët Bradley Cooper dhe Lady Gaga, nuk arriti të çojë në shtëpi përveçse një çmim, atë të këngës origjinale më të mirë “Shallow”, ndonëse ishte nominuar për 5 çmime në tërësi dhe pritshmëritë ishin të mëdha.
Një tjetër surprizë e mbrëmjes ishte fituesi i çmimit për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Filmi “Roma” i regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, është një gjysëm-autobiografi që flet për jetën e regjisorit dhe rritjen e tij në një familje me vështirësi ekonomike në lagjen Roma të kryeqytetit Meksikan.
Aktori më i mirë u shpall Rami Malek, i cili luajti rolin kryesor në “Bohemian Rhapsody”, ndërsa aktori më i mirë jo protagonist u shpall Mahershala Ali që interpreton në filmin, “Green Book”. Glenn Close fitoi çmimin e aktores më të mirë në kategorinë e dramës për rolin e saj në “Woman”, një çmim ky që pritej të fitohej nga Lady Gaga për rolin e saj në “A star is born”./k.j
- Dy prezantuesi e ceremonisë Sandra Oh dhe Andy Samberg
- Stafi i filmit “Bohemian Rhapsody”
- Stafi i filmit “Roma”. fitues i filmit më të mirë në gjuhë të huaj
- Rami Malek, fitues i aktorit më të mirë
- Lady Gaga dhe Bradley Cooper fitues të këngës më të mirë origjinale
- Aktorja Glenn Close, fituese si aktorja më e mirë protagoniste