Procedim penal për studentët, protestat vazhdojnë

Pas protestës së djeshme të studentëve, Policia ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike dhe të organizatave jo partiake.
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.
Ditën e sotme, protesta e studentëve po vijon në dy vende të ndryshme. Një grup studentësh janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa një tjetër grup në sheshin përpara Kryeministrisë.
Protesta të tjera po zhvillohen dhe në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan e Korcë. Kryeministri Raa bëri sërish thirrje për dialog, por kërkesa u refuzua nga studentët pas përsëritjes së kushtit të kërkesave të panegociueshme.
Në listën e personave të proceduar, vihen re dhe aktivistë të shumtë të Lëvizjes për Universitetin, të cilët ditët e fundit po denoncojnë vazhdimisht provokimet dhe kërcënimet drejt tyre nga ana e personave të anëtarësuar në forume partiake.
Lista e personave të proceduar:
1. Edmond Tupe,
2. Robert Aliaj,
3. Altin Goxhaj,
4. Mirela Ruko,
5. Klodian Leka,
6. Estela Nazarko,
7. Xhuljano Bregasi,
8. Henri Fero,
9. Liri Guci,
10. Gentian Doci,
11. Malbor Duka,
12. Nehbi Bushaj,
13. Klajdi Bello,
14. Redi Muci,
15. Luan Myrtaj,
16. Erdi Bërxulli,
17. Agron Pepaj,
18. Migen Qiraxhi,
19. Bledar Hysa,
20. Adriatik Lapaj,
21. Nerid Shehu,
22. Bislim Lakna
23. Gaetano Doci
24. Andrea Gjini
25. Kristina Tonaj
/ k.j