Dhjetëra mijëra në rrugë, gjithë sytë nga studentët

Me mijëra studentë kanë dalë sot në rrugë. Shumë më tepër se ditët e tjera. Protesta vazhdon të jetë e fortë e ti rezistojë të ftohtit, politikës(edhe pse ka patur disa tentative nga aktivistë të forumeve rinore partiake) si dhe kërkesave të vazhdueshme të kryeministrit për të dialoguar dhe negociuar. Edhe pse kryeministri Rama vazhdon të kërkojë dialog me studentët, ata vazhdojnë ta refuzojnë. Studentët nuk duan dialog, duan vetëm plotësimin e kërkesave të tyre. E thjeshtë!