Presidenti i Kilit i jep dritën jeshile Ligjit për identitetin gjinor
Presidenti i Kilit ka firmos miratimin e një drafti ligjor për ti dhënë fuqi ligjore ligjit për respektimin e identitetit gjinor dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Tashmë përmes këtij ligji të gjithë personat mbi 14 vjeç mund të ndryshojnë emrat dhe shënjuesin e gjinisë në dokumentet zyrtare. Kjo përbën një ditë historike për komunitetin LGBTI+ në Kili.
Një rezultat i tillë vjen pas vitesh të tëra përpjekje dhe lobimi nga ana e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në vend. Ligjvënësit e miratuan Ligjin për Identitetin gjinor në shtator të vitit 2018, pas 5 vitesh shtyrje dhe vonesë.
Sipas këtij ligji, personat mbi 18 vjeç të cilët nuk janë të martuar dhe që jetojnë në vend do munden të ndryshojnë të dhënat në dokumente përmes një procesi administrativ, teksa personat midis moshës 14-18 vjeçare mund të realizojnë këto ndryshime përmes një aplikimi familjar në gjykatë dhe do tju duhet autorizimi i njërit prej prindërve për një vendim të tillë.
Teksa ligji do ti hyjë së shpejti rrugës së implementimit, komuniteti transgjinor në vend e ka përgëzuar këtë iniciativë duke u shprehur përmes një komunikate në media “Shpresojmë që ti vijë fund kalvarit të pritjes dhe burokracisë që duhet një person trans të kalojë për të ekzekutuar të drejtën e shprehjes dhe identitetit”.
/k.m/