Abuzimi i fëmijëve në internet, UNICEF publikon shifrat tronditëse

Gjatë samitit për abuzimin e fëmijëve në internet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka publikuar shifra dhe fakte tronditëse përsa i përket abuzimit të fëmijëve në internet.
Sipas UNICEF, mosha mesatare kur fëmijët e anketuar në botë kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç. Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë dhe 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur.
Shifra dhe fakte nga UNICEF:
Mosha mesatare kur fëmijët e anketuar kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç.
• Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë
• 37% pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8 vjeçare ose edhe më herët.
• 51% e fëmijevë të anketuar kanë akses online sa herë që ata dëshirojne
• Smartphone është mjeti për i përdorur.
• 77% (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) përdorin telefonin çdo ditë
Fëmijët e përdorin internetin për argëtim dhe rrjetet sociale
• Youtube është faqja/app më e klikuar (72%)
• Instagram (58%)
• Facebook (50%)
• What’s app (49%)
Në përgjithësi fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi teknologjikë online se prindërit e tyre. Përsa i përket ngacmiimeve online apo videove dhe imazheve me përmbajtje jo të përshtatshme, 1 në 5 fëmijë ka parë imazhe dhune ose abuzimi online. 14% e të anketuarve të moshave 15-17 kanë përjetuar eksperienca që i kanë mërzitur, 1 në 5 fëmijë nuk i ka treguar prindërive për ndodhinë qe e ka mërzitur ndërsa 17 % e të anketuarve kanë parë imazhe e video ku shfaqen skena të dhunshme.
Të dhënat vazhdojnë më tej me:
• 1 në 10 fëmijë (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) ka parë përmbajtje ku flitet për vetëvrasje.
Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet sociale
• 25% e fëmijëve kanë bashkëvepruar online me dikë që nuk e njohin në jetë
• 16% e fëmijëve kanë takuar përsonalisht dikë që e kanë njohur në internet
• 1 në 10 fëmijë (9%) ka patur një përvojë të padëshiruar në internet.
• 75% e fëmijëve të anketuar kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga bashkë-moshatarët.
Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll ose supervizim nga prindërit në:
• 78% shohin online video
• 58% vizitojnë rrjetet sociale
• 57% përdorin aplikacionet e mesazheve./k.j
Burimi:Balkanweb