Karvani i refugjatëve drejt SHBA, martohen shtatë çifte LGBT që po largohen nga dhuna e persekutimi në shtetet e origjinës
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/wedding-lgbt.jpg)
Një martesë masive u mbajt në qytetin meksikan të Tijuanas të shtunën, për shtatë çifte LGBT, të cilët udhëtojnë në karvanin e emigrantëve që i është drejtuar Shteteve të Bashkuara.
Individë LGBT që vinin nga shtete të ndryshme të Amerikës qendrore, kryesisht nga Guatemala dhe Hondurasi, përfituan nga ligjshmëria e martesës brenda gjinisë në Meksikë dhe morën pjesë në një ceremoni të përbashkët simbolike. Këta individë janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, pikërisht për shkak të urrejtjes dhe diskriminimit që vuajnë për shkak se janë pjesë e komunitetit LGBT+.
Një raport i Amnesty International vitin e kaluar ka raportuar se individët LGBT në Amerikën Qendrore përballen me nivele të larta dhe shqetësuese të dhunës dhe diskriminimit.
Një çift nga Guatemala deklaroi pas ceremonisë se: “Në vendet tona nuk është e lejuar një ceremoni e tillë [dasma LGBT] dhe ne gjithmonë e ëndërronim atë. Sot kemi mundësinë që të jemi të lumtur “. Kur u pyetën nga gazetarët vendas se çfarë kishin planifikuar të bënin më pas, çifti shtoi: “Të jemi bashkë, të luftojmë së bashku siç kemi bërë deri tani duke u përballur me problemet që do të shfaqen dhe në përgjithësi të luftojmë për të pasur një jetë më të mirë, më të mirë se ajo që kishim në vendet tona “.
Prej disa javësh karvani i emigrantëve është nisur për në Shtetet e Bashkuara dhe përbëhet nga refugjatë që vinë nga shtete të ndryshme të Amerikës Qendrore. Presidenti Trump vendosi të përforcojë kufirin me forca ushtarake, ndërsa Meksika po përballet me një krizë të rëndë humanitare. / k.j
Burimi: The Telegraph