Filmi “Martesa” zgjidhet si filmi më i mirë në CineBalkan
“Martesa” flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolet kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. Filmi ka pasur një pritje shumë të mirë nga kritika në Festivale Ndërkombëtare dhe gjatë premierës në Estoni.
Filmi “Martesa” një film i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë “Beze” me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë./k.j
Burimi:Insajderi