Kush është Sahle-Work Zewde, presidentja e parë grua në Etiopi?

Foto: ALJAZEERA
Emërimi i Sahle-Work Zewde si presidentja e parë grua në Etiopi është përshëndetur në Etiopi si dhe përtej, duke rritur shpresat midis advokuesve për barazinë gjinore në shtetin konservator. Presidentja 68 vjeçare u votua në mënyrë unanime në parlament gjatë të enjtes së kaluar për të zëvendësuar Mulatu Teshome, i cili dha dorëheqjen papritur një ditë më parë.
Pozicioni i presidentit në një vend si Etiopia ka një peshë të madhe simbolike dhe influence sociale. Pas emërimit të Zewde, mesazhe përgëzuese erdhën prej Unionit Afrikan, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe prej organizatash ndërkombëtare si dhe liderësh botërorë. Zewde ka lindur në kryeqytet në Addis Ababa si dhe ka ndjekur universitetin në Francë. Pas diplomimit, ajo ka shërbyer si ambasadore e Etiopisë në Francë, Djibouti, Senegal si dhe pranë Autoritetit Ndërqeveritar mbi Zhvillimin (IGAD), një bllok rajonal tregtar në Afrikën Lindore.
Përapara emërimit, ajo ka qenë një ndër zyrtaret më të larta në Unionin Afrikan pranë OKB. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht si dhe gjuhën amharike, gjuha zytare në Etiopi. Abebe Aynete është një kërkuese pranë Ethiopian Foreign Relations Strategic Studies think-tank, e cila shprehet se eksperienca e Zewde do ta bëjë atë një përfaqësuese kompetente për reformat politike në vend në skenën ndërkombëtare.
“Fakti se Zwede është presidentja e parë grua në historinë e Etiopisë përbën një progres sa i përket barazisë gjinore. Kjo dëshmon se gratë mund të ushtrojnë detyrën e pozicioneve të rëndësishme” shprehet studiuesja Abebe./k.m/
Burimi: ALJAZEERA