“Toleranca nënkupton t’i japësh cdo qenieje tjetër njerëzore të njëjtat të drejta që i jep vetes”
Që prej vitit 1995, 16 nëntori është shënuar si Dita Ndërkombëtare e Tolerancës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas Deklaratës së OKB-së, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
Vitet e fundit, nën motton “Together” (së bashku), OKB ka nisur një fushatë për lehtësimin e krizës së refugjatëve dhe pjesa më e madhe e aktiviteteve gjatë ditës së tolerances i përkushtohen këtij problemi.
Dita e Tolerancës shënohet në të gjithë vendet anëtare të OKB, përfshirë dhe vendin tonë. “Në botën tonë të përbashkët, promovimi i tolerancës është mënyrë që të ndërtohet harmonia midis diversitetit, i cili do të sigurojë një ardhmëri më të mirë. Të gjithë duhet të synojmë ndaj kujdesjes së vlerave njerëzore, nxitjes së përgjegjësisë sociale, me një fjalë bashkimin e botës në një familje.”- shkruan Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Facebook për Ditën e Tolerancës./ k.j