Trump ngatërron shtetet baltike me Ballkanin
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/gettyimages-1060189250.jpg)
Presidenti Donald Trump ngatërroi shtetet baltike në Evropë me Ballkanin. Këtë gafë Trump e bëri në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë me Dalia Grybauskaite nga Lituania, Kersti Kaljulaid nga Estonia dhe Raimonds Vējonis nga Letonia në prill.
Në një moment Trump bëri një akuzë ndaj shteteve baltike duke i akuzuar se ato nisën Luftën e Parë Botërore. Dikush gjatë takimit e qartësoi Trumpin se shtetet baltike ndodhen në veri të Evropës ndërsa vendet ballkanike pozicionohen në rreth 1.000 milje më poshtë në pjesën jug-lindore të Evropës. Ky rajon përbëhet nga shtete si Kroacia, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbia.
Shumica e shteteve në këtë rajon ishin pjesë e Jugosllavisë, e cila ishte një shtet socialist pasi focat naziste u rrëzuan pas Luftës së Dytë Botërore. Në 1990 Juogsllavia u shpërbë në një seri konfliktesh civile, të cilat arritën kulmin me luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Gabimi i Trump bëhet akoma më qesharak kur mëson se bashkëshortja e tij, Melanie vjen nga Sllovenia, një prej shteteve që ka qenë pjesë e Jugosllavisë deri në 1991. Por kur vjen puna tek Trump kontroversiteti shtohet. Presidenti amerikan u ballafaqua me kriticizëm gjatë të shtunës së kaluar për shkak të anullimit të një takimi në Belleau, ku rreth 2.000 trupa marine amerikane u vranë në 1918, për shkak të motit me shi./k.m/
Burimi: News Week