Tunizia shton arrestimet e personave LGBT

Qeveria e Tunizisë është duke u përballur me akuzat e organizatës Human Rights Watch, se ka konfiskuar dhe kontrolluar telefonat celularë të njerëzve që dyshohet se janë homoseksualë, duke i urdhëruar gjithashtu ata tu nënshtrohen testimit anal. Sipas HRW, prokurorët tunizianë po përdorin informacion për të ndjekur penalisht personat LGBT e kryesisht meshkujt gej, nën ligjet e ashpra të sodomisë.
Marrëdhëniet brenda të njëjtit seks në Tunizi mund të dënohen deri në tre vjet burg.
“Autoritetet e Tunizisë nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhynë në praktikat seksuale private të njerëzve, duke i brutalizuar dhe poshtëruar ata nën maskën e zbatimit të ligjeve diskriminuese”, tha Amna Guellali, drejtoreshë e Human Rights Watch në Tunizi.
“Tunizia duhet të heqë ligjet e vjetëruara të anti-sodomisë dhe të respektojë të drejtën e secilit për privatësi.”
HRW thotë se ka folur me gjashtë burra që u përndoqën për sodomi vitet e shkuara. Ata deklaronin se ishin keqtrajtuar nga policia dhe se ju ishte refuzuar e drejta e një avokati dhe e një procesi të drejtë gjyqësor, duke u detyruar dhe të pranojnë rrëfime të rreme.
Tre prej tyre kanë lënë që nga Tunizia dhe kanë aplikuar për azil në vendet evropiane.
Ndërsa Tunizia konfirmoi se do të ndalonte ekzaminimet e detyruara në shtatorin e kaluar, HRW tha se qëndrimi ishte “jo i besueshëm”. Grupi i të drejtave të njeriut tha se gjykatat ende mund të urdhërojnë një testim të tillë, një veprim që rrezikon personat që nuk pranojnë të kryejnë testimin, duke i deklaruar ato menjëherë fajtorë. Qeveria e Tunizisë ka refuzuar tu përgjigjet akuzave dhe ka anashkaluar rekomandimet për ndryshimin dhe ndalimin e ligjit të sodomisë./ k.j
Burimi: CNN