Autoritetet turke duhet të lirojnë aktivistin turk për të drejtat e njeriut, Osman Kavala

Tashmë ka kaluar një vit që prej arrestimit të Osman Kavala, një aktivist i njohur në shoqërinë civile në Turqi. Organizata ndërkombëtare si “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch” bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
E gjitha nisi një vit më parë kur Osman Kavala mori dënimin e heqjes së lirisë në burgun e Silivri, pranë Stambollit. Asnjë akuzë që specifikon arsyen e arrestimit nuk është lëshuar prej autoriteteve për ndjekjen penale. As familjarët e aktivistit, as avokatët e tij nuk disponojnë asnjë evidencë që tregon arsyet e ndëshkimit të Kavala.
Fillimisht Kavala u arrestua nga policia në 18 tetor 2017 në Aeroportin “Atatürk” në Stamboll. Ai po kthehej nga një udhëtim prej Gaziantep, Turqia lindore. Aktivisti po kthehej nga një vizitë me përfaqësues të Institutit të Goethe, institut me të cilin mbështet projekte për refugjatët sirianë. Në ditët në vijim pas arrestit, media pro-qeveritare nisi të shpërndaj lajme se aktivisti Kavala kishte lidhje me organizatorët e grushtit të shtetit në korrik 2016. Këto aludime nuk janë bazuar asnjëherë mbi evidencë të vërtetë.
Historiku:
Osman Kavala ka qenë I përfshirë në jetën civile dhe kulturore në Turqi. Në tre dekadat e fundit Osman Kavala ka dhënë mbështetje për shumë organizata të të drejtave të njeriut si dhe ka themeluar një sërë organiaza jo-qeveitare, duke përfshirë “Helsinki Citizens’ Assembly”, një organizatë që punon në advancimin e të drejtave të njeriut, si dhe themelimin e “Anadolu Kültür”, një shoqatë kulturore që promovon bashkëpunimin për rritjen e diversitetit midis komuniteteve në Turqi.
Puna e Kavalas bazohet në advokimin për diversitetin kulturor në Turqi, për të drejtat e njeriut si dhe për zgjidhjen e konflikteve në rrugë paqësore. Dita e sotme shënon një vjetorin e arrestimit të aktivistit turk. Për këtë arsye organizata ndërkombëtare “Civil Rights Defenders” ka publikuar deklaratën ku apelohet për lirimin e tij. Së bashku me deklaratën, sot nis dhe fushata #freeOsmanKavala.
Stafi i organizatës “Pro-LGBT” i bashkohet fushatës nën sloganin #lironiOsmanKavala për lirimin e aktivistit turk./k.m/