Si media greke ra në grackën e sensacionalizmit të lajmit të një përdhunimi

Mbulimi mediatik që iu bë rastit të një përdhunimi në Greqi tregon se si krimi shdërrohet në spektakël mediatik si dhe fajësimi shkon tek viktima për dhunën brutale që ka kaluar.
Bëhet fjalë për rastin e një vajze të re e cila pasi u sulmua brutalisht dhe u gjet e braktisur në rrugë, mbarë shoqëria greke u shokua. Për fat të mirë 22 vjeçarja u gjet nga disa kalimtarë dhe u transferua menjëherë në spital, ku qëndroi një javë në koma. Doktorët që e ekzaminuan raportuan se vazja kishte qenë viktimë e një serie përdhunimesh. Pas një investigimi, policia arrestoi agresorin 58 vjeçar dhe e arrestoi nën akuzën e përdhunimit.
Gjithsesi media nuk i ka marrë në konsideratë evidencën mjekësore por e ka shndërruar rastin në një spektakël sensacional. Në fillim u raportua sipas burimeve policore se vajza kishte konsumuar lëndë narkotike përpara përdhunimit. Më specifikisht u tha si më poshtë:
Në 21 shtator 2018 agjencia mediatike APE-MPE raportoi se vajza kishte dëshmuar se ajo së bashku me një mik kishin vizituar shtëpinë e agresorit, dhe se miku i saj ishte larguar për tre orë nga shtëpia. Kur ishte rikthyer e kishte gjetur në një gjende shumë të keqe. Sipas dëshmive, ai e ndihmoi së bashku me 58 vjeçarin ta nxirnin jashtë e të thërrisnin një ambulancë.
Çfarë ndodhi më pas ishte se media greke nisi të spekulojë mbi stilin e jetës së vajzës, duke qarkulluar lajme se vajza ishte e droguar, edhe pse doktorët që e vizituan nuk vunë re shenja të përdorimit kronik të drogave. Rrjetet sociale vërshuan nga komentet stigmatizuese ndaj vajzës. Dikush shkoi larg duke komentuar: “Përdhunimi ka pak rëndësi kur dikush bie në koma për shkak të përdorimit të drogës”.
Në një tjetër koment shkruhej: “Ajo shkoi tek shtëpia e 58 vjeçarit për të marrë drogë. Si mund ta dimë ne që ajo nuk e ka paguar në forma të tjera??? Ajo vetë e vë veten në rrezik! Shpresoj që ajo të ndryshoj stilin e jetesës pas asaj se çfarë ka përjetuar”.
Konkluzioni: Ja çfarë ndodh kur media fokusohet tek viktima më shumë sesa vetë krimi. Ndaj kjo mënyrë raportimi mbetet e njëanshme dhe në mënyrë jokoshiente favorizon agresorin./k.m/
Burimi: NewsMavens