Publikohet udhëzuesi i shumëpritur për prindërit e fëmijëve interseks

Foto: Screenshot nga manuali
Të lindësh interseks dhe të integrohesh në shoqërinë e sotme mund të përbëjë ende një sfidë. Gjtihsesi, përmes ndërgjegjësimit dhe informimit të prindërve, doktorëve si dhe institucioneve, është e mundur që edhe komuniteti interseks të ketë një jetë normale si gjithë të tjerët. Fatkeqësisht sot ndeshemi me një mungesë informacioni që lë hapësirë për paragjykime dhe mendime të prapambetura, si dhe praktika mjekësore të rrezikshme. Jo të gjitha historitë interseks janë të lumtura sikurse kjo e paraqitur në videon më poshtë.
Historia tregon fatin e shumë personave interseks të cilët detyrohen të kalojnë nën kirurgji “normalizuese” të seksit pasi kjo është e vetmja mënyrë e ofruar prej doktorëve. Mirëpo këto kirurgji shkaktojnë efekte anësore tek fëmijët dhe nuk konsiderohen si abuzim i të drejatve të njeriut, duke cënuar integritetin fizik të tjetrit. Rreth 0.5% e fëmijëve identifkohen nga doktorët si interseks. Sipas OKB, rreth 1,7% e popullsisë është interseks.
Për të hedhur poshtë stigmën sociale, disa organizata ndërkombëtare për të drejtat LGBTI+ bashkuan forcat për të botuar një manual/ udhëzues për prindërit e fëmijëve interseks, konkretisht: OII Europe (Organizata Ndërkombëtare për Interseks), IGLYO dhe EPA – European Parents’ Association. Manuali është përkthyer në 6 gjuhë të botës. Manuali i versionit anglisht mund të shkarkohet këtu.
Sa i përket kontekstit shqiptar, komuniteti interseks vijon të mbetet i padukshëm në Shqipëri. Deri më tani përpjekjet e vetme të realizuara në lidhje me të drejtat e këtij komuniteti janë bërë nga organizata TLAS, një organizatë jo-qeveritare që ofron shërbim ligjor falas. Kjo e fundit është marrë me regjistrimin në gjendjen civile të dy rasteve interseks. Gjithashtu legjislacioni shqiptar ende nuk ka avancuar mjaftueshëm sa i përket këtij komuniteti. Ligji për Mbrotjen nga Diskriminimi nuk përfshin karakteristikat seksuale. Gjatë 2017 u regjistruan tre foshnje interseks të lindura në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik./k.m/
Burimi: OII Europe