Adoleshentja iraniane arrestohet pasi poston në Instagram video duke vallëzuar
Burimi: Instagram
Maedeh Hojabri është emri i adoleshentes iraniane,18 vjeçare e cila u bë e famshme në Instagram pasi postoi video ku shihet duke vallëzuar dhe duke fituar me mijëra ndjekës.
Adoleshentja u arrestua nga autoritetet iraniane për këto video. Të premten e kaluar në një televizion lokal iranian u transmetua video-ja e Hojabrit e cila sipas autoriteteve ka thyer rregullat morale me vallëzimet e saja.
Në dhjetëra video, Hojabri është parë duke vallëzuar pa e veshur shaminë, e cila konsiderohet e detyrueshme.
Shteti iranian ka arrestuar edhe më parë mbi bazën e video-ve të shpërndara në Instagram, të profileve të njohura nga Irani në këtë rrjet social. Profili i Hojabrit që u mbyll menjëherë, gëzonte rreth 600.000 ndjekës.
Është bërë me dije se autoritetet do të ndalojnë Instagramin, i cili mbetet një ndër aplikacionet e vetme të pabllokuara në vend. Facebook dhe Twitter janë të filtruara.
/k.m/
Burimi: The Guardian