Gloria Steinem: ‘Nuk kam parë kurrë kaq shumë aktivizëm në jetën time’
Edhe Gloria Steinem është surprizuar nga vala e fundit e energjisë dhe aktivizmit që ka shpërthyer që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën.
“Kurrë nuk kam parë kaq shumë aktivizëm në jetën time,” tha ikona e aktivizmit feminist dhe drejtësisë sociale për kompaninë e veshjeve Everlane, duke iu referuar aktivizmit për kontrollin e armëve, marshit të grave dhe rritjes së numrit të grave që kandidojnë për poste zyrtare. “Është shumë, shumë më shumë se çdo gjë që kam parë ndonjëherë,” vuri në dukje ajo.
Steinem, 84 vjeç, është aktivistja e parë që bashkëpunon me Everlane për serinë e re të videove të kompanisë me titull “Human Heroes.” Seritë debutuan të hënën në mëngjes dhe vë në dukje njerëzit që i “kanë kushtuar jetën e tyre për të fuqizuar komunitetet e tyre dhe për të arritur një ndryshim,” sipas Glamour.
Aktivistja historike, e cila filloi si shkrimtare për revistën e New York në vitin 1968, tha për Everlane se shkrimi ishte një hyrje integrale drejt organizimit.
“Gjithmonë kam dashur të bëhem shkrimtare, por sidomos në sajë të lëvizjes së grave, jeta ime mori kuptim sepse e kuptova se si shkrimtare unë mund të bëja të dukshme atë që kishte qenë e padukshme”, tha ajo.
Steinem shtoi se vala më e fundit e feministëve të rinj i jep energji dhe, nga ana tjetër, ajo u jep atyre shpresë.
“Është një goxha shkëmbim. Ne jemi më të mirë së bashku, apo jo?” tha ajo.
Alex Spunt, kreu i krijimtarisë në Everlane, tha për Glamour se seria po promovon “transparencën radikale”, e cila është pjesë e deklaratës së misionit të kompanisë së veshjeve.
“Mbrojtja e të drejtave të njeriut ka qenë thelbësore për misionin tonë të Transparencës Radikale që nga fillimi,” tha Spunt. “Seritë e Human Heroes është mënyra jonë për të nxjerrë në pah individët që luftojnë për ato të drejta çdo ditë – dhe Gloria Steinem është heroi i fundit njerëzor. Për më shumë se 50 vjet ajo ka luftuar në emër të grave të pafuqishme dhe pa të drejtë fjale në të gjithë globin dhe madje edhe tani, në moshën 84 vjeçare, ajo ende përdor zërin e saj për të edukuar dhe frymëzuar çdo ditë.”/A.A.