Çfarë u mëson ‘Tango e Fundit në Paris’, studentëve të mi rreth etikës seksuale
Lajmet e sotme janë plot me sulmet seksuale të prapa skenave, ku përfshihen figura të shquara si producenti Harvey Weinstein, regjisori Brett Ratner, aktori Kevin Spacey dhe shumë të tjerë. Në mësimin tim të etikës në Universitetin e Indianës, studentët dhe unë i kushtojmë vëmendje të madhe veprave klasike në filozofi, siç janë shkrimet etike të Platonit, Aristotelit dhe Tolstoit. Por ngjarjet më të fundit ofrojnë mundësi të mjaftueshme për reflektim dhe bisedë etike.
Një nga rastet më famëkeqe të manipulimit seksual ka ndodhur jo jashtë ekranit, por përpara kamerës. Pamja e saj e qartë ofron një mundësi për të eksploruar anët e errëta të marrëdhënieve njerëzore që zakonisht janë të fshehura.
‘Tango e fundit në Paris’
Manipulimi në fjalë u zhvillua gjatë filmimit të një prej filmave më të diskutuar dhe të debatuar në vitin 1970, “Tango e fundit në Paris”.
Filmi tregon historinë e një hotelieri amerikan të moshës së mesme, gruaja e të cilit kohët e fundit kishte vrarë veten. Burri (i portretizuar nga Marlon Brando) takohet me një grua të re franceze (Maria Schneider) dhe të dy fillojnë një marrëdhënie seksuale që ai insiston të mbetet anonim.
Një ditë, vajza e re kthehet në vendin e takimeve të tyre dhe zbulon se ai ka marrë gjërat e tij dhe është larguar pa paralajmërim. Më vonë ai kthehet, i thotë se e do dhe i kërkon emrin e saj. Ajo nxjerr një armë nga sirtari, i tregon emrin dhe më pas e qëllon. Teksa filmi përfundon, ajo planifikon dëshminë e saj si një viktimë përdhunimi të mbetur në tentativë nga një i huaj.
Manipulimi përfshiu një takim seksual të simuluar në ekran, i cili u duk shumë i vërtetë, më shumë sepse Schneider nuk ishte e informuar paraprakisht për të dhe prej të cilit- siç prisnin Bertoluçi dhe Brando – ajo ndjeu një degradim të madh.
Filmi ka arritur famë pjesërisht për shkak të portretizimit eksplicit të seksit dhe dhunës seksuale. U bënë përpjekje në vende të tilla si U.K dhe SHBA për ta censuruar filmin.
Manipulimi
Marrëdhënia ndërmjet aktorëve Schneider dhe Brando kishte një mungesë ekuilibri e madhe pushteti. Schneider ishte 19 vjeç kur u filmua filmi, ndërsa Brando ishte 48 vjeç. Ai ishte një yll ndërkombëtar, ndërsa ajo ishte një e panjohur. Brando u pagua 3 milionë dollarë amerikanë, por Schneider mori 4.000 dollarë.
Vite pas daljes së filmit, Schneider tha se u ndje e manipuluar nga Bertoluçi. Ajo tha për London Daily Mail:
“Unë duhet të kisha thirrur agjentin tim, ose të kishte ardhur avokati im në set, sepse nuk mund të detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është në skript, por në atë kohë nuk e dija këtë. Marlon më tha: Maria, mos u shqetëso, është vetëm një film”, por lotët e mi ishin të vërtetë”.
Pasojat
Jeta pas filmit ishte e vështirë për Schneider.
“U ndjeva shumë e trishtuar, sepse u trajtova si një simbol seksi, por unë desha të njihesha si aktore. I gjithë skandali dhe pasojat e filmit më bënë pak të çmendur dhe pata një krizë nervore.”
Megjithëse ajo luajti në filma të tjerë, përfshirë “The Passenger” të vitit 1975 me Jack Nicholson, ajo luftoi me depresionin dhe varësinë nga droga dhe madje u përpoq të bënte vetëvrasje në të paktën një rast.
Qëndrueshmëria e njohurive etike
Historia e Schneider zbulon disa mësime të rëndësishme që meritojnë vëmendje të veçantë sot, kur kaq shumë raste të raportuara të manipulimit seksual ndodhin prapa skenave.
Së pari, megjithëse bota e skenareve, kamerave dhe ekraneve të mëdhenj mund të duket fantazi e pastër, aktorët, trupat dhe ndjenjat e të cilëve janë portretizuar në film, mbeten të vërteta. Çfarë ndodh përpara kamerës, si në rastin e Schneider, mund të ketë pasoja të vazhdueshme dhe ndonjëherë shkatërruese.
Së dyti, të gjithë – ndoshta veçanërisht ata që janë të përfshirë në prodhimin e lajmit dhe argëtimit – duhet të kujtohen për të marrë përgjegjësi personale për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Fakti i thjeshtë se disa individë ndodh të jenë të famshëm, të fuqishëm apo të pasur në asnjë mënyrë nuk ua heq atyre përgjegjësinë për të respektuar të tjerët.
Së dyti, të gjithë – ndoshta veçanërisht ata që janë të përfshirë në prodhimin e lajmit dhe argëtimit – duhet të kujtohen për të marrë përgjegjësi personale për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Fakti i thjeshtë se disa individë ndodh të jenë të famshëm, të fuqishëm apo të pasur në asnjë mënyrë nuk i heq ata nga përgjegjësia për të respektuar njerëzimin e të tjerëve.
Në fakt, ndjenja e të qenurit mbi të tjerët është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sjelljen çnjerëzore në çdo sferë të jetës, prandaj shkrimtarët e mëdhenj, që nga Homeri kanë vënë në pah humanitetin e përbashkët të njerëzve të të gjitha kulturave dhe sferave të jetës. Filozofë të tillë si Plato, folën mijëra vjet më parë se sa problematik është trajtimi i një personi si mjet për kënaqësinë e tjetrit.
Ndërsa studentët e mi dhe unë mësojmë nga studimi ynë i filozofëve, jeta e dyfishtë e karakterit të Brando-s – që është e njëjta me shumë abuzues të akuzuar sot – është thelbësisht i rrezikshëm, të paktën moralisht. Integritet do të thotë më shumë sesa të vëzhgosh një kod sjelljeje. Do të thotë të jesh i njëjti person në të gjitha sferat e jetës, qoftë para kamerës ose pas tij, në një dhomë plot me njerëz apo vetëm për vetëm.
Në momentin që fillojmë të mendojmë se është e pranueshme që ti trajtojmë njerëzit si objekte – në çdo mjedis, gjithmonë – ai është momenti kur ne fillojmë të humbim vlerat tona morale. Një objekt është një gjë, jo një person, dhe trajtimi i dikujt si objekt godet njerëzimin e të gjithë të përfshirëve.
Rreziqet e objektivizimit
Schneider deklaroi se nëse do të kishte patur mundësinë të merrte pjesë sërish në “Tango e fundit në Paris,” do të thoshte jo.
Përvoja e Schneiderit si aktore në ndihmën për të krijuar filmin dhe përvojën e shikuesit për ta parë atë, jep paralajmërime të fuqishme kundër rreziqeve të objektivizimit. Edhe pse secili prej nesh është biologjikisht njerëzor, ekziston një dimension tjetër i qenies sonë që duhet të mbrohet dhe të pasurohet nëse duam ta kuptojmë masën e plotë të njerëzimit tonë./A.A.