Tubimi në Kroaci: Konservatorët refuzojnë Konventën e Stambollit
Foto: Reuters
Me mijëra kroatë kanë marshuar në protestën në qendër të Zagrebit kundër marrëveshjes evropiane të propozuar për mbrojtjen e grave nga dhuna (Konventa e Stambollit), duke theksuar se cënon drejtpërdrejt vlerat tradicionale. Ata refuzojnë Konventën e Stambollit mbi argumentin se kjo konventë legjitimon martesat brenda së njëjtës gjini si dhe iu jep përparësi të drejtave të personave transgjinor.
Nga ana tjetër grupet lobuese për të drejtat e grave zhvilluan një kundër-protestë përgjatë marshimit. Ato theksuan se anketat tregojnë që 2/3 e kroatëve e mbështesin konventën. Parlamenti ende se ka ratifikuar konventën por kjo e fundit e ka marrë miratimin prej krahut të djathtë politik, por ka nxitur refuzim dhe zemërim tek grupet konservatore dhe Kisha Katolike.
Folësit gjatë protestës kanë kërkuar prej kryeministri Andrej Plenkovic të japi dorëheqjen nga mbështetja për këtë konventë. Shumë prej tyre ofrojnë mbështetje për të luftuar dhunën ndaj grave por shprehen se konventa ka një përkufizim për gjininë që është fluid – duke hapur rrugën për njohjen e personave transgjinor dhe transseksualë.
Konventa e përkufizon kështu gjininë: “role si konstrukte sociale, sjellje, aktivitete dhe qëndrime që shoqëria i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat”.
“Ne jemi kundër ideologjisë së gjinisë, përkufizimi i identitetit gjinor të ndarë nga seksi nuk është miratuar dhe dakodësuar në nivel të Bashkimit Evropian apo në nivel të Këshillit të Evropës” u shpreh Zeljka Markic, lieri konservator për “Associated Press”. Pjesëmarrës të tjerë u shprehën se konventa është kundër Kristianizmit.
Shumë organizata fetare kanë kërkuar një referendum për ratifikimin e konventës, pavarësisht se shumë sondazhe tregojnë se shumica e kroatëve e mbështet. Vendet fqinje si Serbia, Bosnja dhe Sllovenia e kanë ratifikuar ndërsa Sllovakia dhe Bullgaria e kanë refuzuar./k.m/
Burimi: BBC