Sondazhi zbulon se pothuajse 1 në 4 burra mendon se është në rregull që shefat të presin seks nga punonjësit
Lëvizja #MeToo ka ende shumë rrugë për të bërë, veçanërisht në vendin e punës.
Një sondazh i ri Harris zbuloi se pothuajse një në katër (23 përqind) e burrave mendonin se ishte e pranueshme ndonjëherë ose gjithmonë për një punëdhënës të kërkonte seks nga një punonjës.
Sondazhi, i porositur nga organizata jofitimprurëse humanitare CARE, u publikua të enjten për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai studioi 9,400 të rritur në Australi, Ekuador, Egjipt, Indi, Afrikë të Jugut, SHBA, U.K dhe Vietnam.
“Që të supozohet se duhet të keni marrëdhënie seksuale me punëdhënësin tuaj – ky nuk është një përshkrim pune, ky është abuzimi seksual”, tha drejtoresha ekzekutive e CARE, Michelle Nunn në një deklaratë. “Kjo tregon për epideminë globale të ngacmimit dhe abuzimit në vendet tona të punës”.
Ngacmimi seksual në punë nuk është i paligjshëm në gati një të tretën e botës.
“Nëse tani ne e dimë se sa e vështirë është në karrigen e prodhuesve në Los Anxhelos, imagjinoni sa e vështirë është në një vend si Bangladeshi në një fabrikë,” tha Nunn për revistën Fortune.
Sipas sondazhit, 32 përqind e grave dhe 21 përqind e meshkujve thanë se kishin vuajtur ngacmime seksuale ose sulme lidhur me punën. Në Indi, një e treta (33 përqind) e të anketuarve mendonin se ishte ndonjëherë ose gjithmonë e pranueshme të ngacmoje me fjalë ose ti fishkëllesh një kolegeje. Dhe në U.K., 35 për qind e njerëzve të moshës 25 deri në 35 vjeç besonin se ndonjëherë ose gjithmonë ishte e pranueshme ta preknin në të pasmet një koleg me shaka.
Afër 65 përqind e grave të anketuara besonin se lëvizja #MeToo do të ketë një ndikim pozitiv në vendet e tyre.
Në përgjigje të sondazhit, CARE filloi një kërkesë për peticion duke i bërë thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Punës për të krijuar rregulla të reja globale lidhur me “lirinë nga dhuna në vendin e punës”. CARE gjithashtu debutoi një hashtag të ri për diskutime rreth ngacmimit seksual: #ThisIsNotWorking./A.A.