Kryeministri irlandez: “Do të kritikoj Presidentin Trump për politikat e tij ndaj LGBT”
Foto: Pink News
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar i cili është një nga 4 drejtuesit e qeverive në botë që kanë dalur hapur si pjesë e komunitetit LGBT do të zhvillojë së shpejti një seri takimesh zyrtare në SHBA.
Kryeministri Varadkar është përbetuar gjatë emërimit të tij si kryeministër se do të sjelli gjatë mandatit të tij frymën e barazisë që të gjithë qytetarët e shtetit irlandez të gëzojnë të drejta të barabarta përpara ligjit. Duke folur në parlament këtë javë për një vizitë zyrtare në SHBA, Varadkar u shpreh se do ta përdori kohën e tij në SHBA për të nxitur presidentin amerikan në një sërë temash “të nxehta”.
Ai u shpreh: “Javën e ardhshme, si pjesë e misionit tim një javor në SHBA, unë do të ftohem në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Trump. Ne do të zhvillojmë disa takime bilaterale. Presidenti Trump është drejtuesi i qeverisë amerikane, ndërsa unë jam drejtues i qeverisë irlandeze dhe jemi dy vende që kanë lidhje të ngushta midis tyre ”.
Më pas kryeministri nuk ngurroi të fliste për administratën dhe politikat e Trump, për të cilat ai nuk bie dakort: “Ka shumë politika të Trump me të cilat nuk dakortësohem. Nuk mund të bie dakort me politikat për emigracionin, ndryshimin klimaterik ose tregtinë. Gjithashtu besoj në lirinë individuale, e cila përfshin të drejtat e grave dhe të drejtat e personave gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë”.
Administrata e Trump është kritikuar për regresin në politikat ndaj komunitetit LGBT, krahasurar me punën e lavdërueshme të bërë nga administrata e mëparshme e ish presidentit Barak Obama në të drejtat e komuniteteve të margjinalizuar./k.m/
Burimi: Pink News