Kryeminstrja e Zelandës së Re tregon se amësia nuk të pengon të bësh punën
Kryeministrja e Zelandës së Re është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe po i mbyll gojën dyshuesve që mendojnë se amësia do të ndikojë në aftësinë e saj për të udhëhequr.
Jacinda Ardern është bërë kryeministre e Zelandës së re që ne Tetor të vitit 2017. Tani ajo është 37 vjeç dhe është shtatzënë me femijën e saj të parë.
Ajo thotë: “Në Qershor jemi të lumtur që do të mirëpresim fëmijën tonë të parë. Jemi me fat që Clarku do të jetë në gjendje ta bëjë këtë punë me kohë të plotë.
Unë nuk do të jem gruaja e parë që do bëj shumë punë njëkohësisht. Nuk jam gruaja e parë që punoj dhe do të bëj fëmijë. E di që këto janë rrethana të veçanta, por ka patur shumë gra që e kanë bërë këtë gjë para meje.
Ajo ka vendosur të marrë 6 javë leje lindjeje dhe zëvendës kryeministri do ta zëvendësojë gjatë asaj periudhe.
“Ka shumë gra që e kanë hapur vetë rrugën dhe kanë ecur në të dhe hap pas hapi kanë bërë të mundur që njerëzit të shohin lidershipin tim dhe të thonë: ‘Po, mund ta bëj punën dhe të jem edhe nënë.’”
Vitin e kaluar, një lider i Partisë së Punës e pyeti se “çfarë do të bënte po të mbetej shtatzënë. Nuk ju duket pyetje e papërshtatshme, apo jo?”
“Për mua, jo. Sepse e kam hapur veten ndaj këtyre pyetjeve. Por, ju! Për gra të tjera, është e papranueshme që në vitin 2017 gratë duhet t’ju përgjigjen pyetjeve të tilla në vendin e punës. Kjo është e papranueshme në vitin 2017. Është vendim i gruas të zgjedhë se kur do të ketë fëmijë. Kjo gjë nuk duhet të paracaktojë nëse do ta fitojë vendin e punës apo jo apo të kenë mundësi pune.”/A.A.