Njihuni me priftin e parë transgjinor në Australi
Foto: Pink News
Jo Inkpin është prifti i parë transgjinor në historinë e shtetit australian. Në një intervistë me ABC, Inkpin tregon se si nisi të përjetonte dyzime për identitetin e tij gjinor që në moshë të vogël.
Pavarësisht kësaj, Inkpin vendosi të dali hapur për identitetin e tij gjinor në moshën 50 vjeçare. Prifti australian shprehet se vitet e fundit vendosi të dali hapur duke parë dhe zhvillimin e frymës liberale në vend. Inkpin rrëfen se fillimisht mendonte se thjesht përjetonte fetish seksual.
Kisha Anglikane në Australi në një deklaratë për shtyp është shprehur se është mëse dakort që Dr. Inkpin të shërbejë si prift. Inkpin tregon se si u inspirua nga historia e Carol Stone, prifti i parë transgjinor në Angli që doli hapur për identitetin gjinor. Gjithashtu Nipkin liston martesën me Penny Jones si një shtysë të madhe për të dalur hapur rreth identitetit gjinor.
Por përpara se të dilte hapur për identitetin gjinor, Nipkin thotë: “Nuk doja të lëndoja familjarët e mi. Ishte shumë e vështirë të dilja hapur pasi kisha mendime të frikshme brenda kokës sime. Mendoja se të gjithë do të më refuzonin dhe Kisha do të më përjashtonte, por ja që gjërat rrodhën ndryshe”./k.m/
Burimi: Pink News