Njihuni me çiftin spanjoll të lezbikeve dhe martesa e tyre në Kishën Katolike në 1901
Foto: Pink News
Historia e një çifti lezbikesh që u martuan në Kishën Katolike në 1901 ka ardhur në dritë, duke e kthyer këtë çift në të vetmin që është martuar në Kishën Katolike të Spanjës. Marcela Garcia Ibeas dhe Elisa Sànchez Loriga, ose e quajtur ndyshe si “Mario”, u takuan dhe u njohën kur po trajnoheshin të dyja për mësimdhënie në A Coruña, Spanjën veri-perëndimore.
Ato ranë në dashuri që atëhere, por familja e Marselës u shqetësua për këtë fakt kur e mori vesh kështuqë mamaja e dërgoi në atë në Madrid për disa kohë. Të dyja vajzat u vendosën në shkollat e fshatit, që kishin distancë disa milje prej njëra tjetrës.
Elisa shkonte tek shtëpia e Marselës çdo mbrëmje pas shkolle, një periudhë gjatë së cilës ato nisnin të planifikonin martesën e tyre. Sipas historianit Narciso de Gabriel, vajzat shpikën një histori sikur Marcela kishte mbetur shtatzënë me një burrë të paidentifikuar. Më pas ajo u shpreh tek të tjerët dhe të afërmit se do të martohej me kushuririn e Elisës. Marcela dhe Elisa iu thanë të gjithëve se kushuriri kishte lidhje të largëta me A Coruña, por ishte rritur në Londër nga një familje ateistësh.
Mëngjesin e martesës Elisa preu flokët shkurt dhe mori një kostum me qera. Ajo, ose le të themi ai pasi kështu dëshironte të identifikohej, u pagëzua dhe kurorëzoi lidhjen me Marcelën në kishën e San Jorge. Çifti arriti të mashtronte priftin dhe kishën, sikur ishte “kushuriri” dhe martesa e tyre u njoh ligjërisht në regjistrin civil.
Edhe pse ia dolën ta regjistronin martesën, shpejt e vërteta doli në shesh dhe u mor vesh nga të afërmit ndaj çifti u arratis në Portugali. Pak dihet për atë çfarë iu rezervoi fati çiftit pas arratisjes në Portugali. /k.m/
Burimi: Pink News