Helen Keller, një histori frymëzuese
Helen Keller ishte e shurdhër, e verbër, shkrimtare, socialiste dhe sufragete (militante e së drejtës së votimit për gra). Ajo e habiti botën dhe u bë një ikonë e këmbënguljes. E lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1880, kur ishte vetëm 19 muajshe, prej fruthit ajo u verbua dhe shurdhua plotësisht. Praktikisht ajo jetonte e shkëputur nga bota deri në moshën 6 vjeçare, kur i caktuan si mësuese Anne Sullivan. Ajo ishte një mësuese e verbër e sapo diplomuar e cila i mësoi se si të komunikonte. Leksionet ishin shumë stresuese: Helen nuk mund të kuptonte se përse çdo objekt kishte një fjalë që e identifikonte atë. Për t’ia shpjeguar këtë gjë, Anne futi duart e Helenës në ujë, dhe shkroi fjalën ‘ujë’ në pëllëmbën e saj. Helena në këtë mënyrë kuptoi lidhjen midis objektit dhe shenjës.
Pavarësisht vështirësive të saj me të folurin, ajo u bë personi i parë shurdh dhe i verbër që diplomohej në universitet.
Helen e përdori popullaritetin e saj në media, për ti dhënë zë personave me aftësi të kufizuara. Por kur fjalimet e saj filluan të flisnin për komunizmin, gratë që kërkonin të drejtën e votës dhe feminizmin, media u mundua ta ndalojë.
Gazetari i The Brooklyn Eagle St. Clair Mckelway tha në atë kohë :
“Gabimet e Helen Keller rrjedhin nga manifestimi i kufizimeve të zhvillimit të saj.”
Asaj nuk iu desh shumë që të përgjigjej:
“Dikur ai më bënte komplimente të tilla sa më bënte të skuqesha. Ndërsa tani që po flas për socializmin, ai më kujton mua dhe publikut që jam e shurdhër, e verbër dhe sidomos që jam e prirur të bëj gabime.”
Helen vazhdoi të luftojë për shumë vite për të drejtat civile, megjithëse shumë i drejtohen asaj si një histori personale triumfi./A.A.